Gjinekologji

qer122015

Vizitat para operacionit: udhëzimet e anestezistëve dhe reanimatorëve

Vizita anesteziologike para operacionit është nga temat më të trajtuara gjatë "Kongresit Kombëtar të Siaredit" shoqëria italiane e anestezisë dhe reanimacionit në Riva del Garda. Gjatë vizitës e cila bëhët para çdo operacioni, pavarësisht shkallës së vështirësisë, anestezia kontrollon një sërë parametrash dhe mbledh historinë klinike të pacientit në përgatitje të operacionit. "Gjatë mbledhjes, mjeku jep informacione mbi anestezinë duke llogaritur edhe rreziqet e mundshme dhe mbi periudhën post-operacion përfshi edhe kontrollin e dhimbjez-, shpjegon Adriana Paolicchi e "Azienda Ospedaliero-Universitaria Pisana" si dhe presidente "Siared", duke rikujtuar se anestezia edhe pse është një metodikë e sigurtë e mjeksisë moderne dhe pavarësiht të gjitha shqetësimeve, mund të shkaktojë gjithsesi shumë ndërlikime në 0.0015-0.005% të rasteve edhe nëse përdoret me kujdes. Reziku post-operacion nuk është dhe aq i lidhur me teknikën e anestezioliogjisë, por varet nga kushtet klinike të subjektit dhe nga vështirësia e ndërhyrjes. Është e rëndësishme që pacienti të mund të identifikojë anestezinë dhe të kenë një marëdhënie të drejtpërdrejt me doktorin në mënyrë që të bëjnë çdo pyetje të mundshme duke theksuar edhe detaje në dukje të parëndësishëm siç janë marrja e fitoterapikëve ose barna që mund të ndërhyjnë me produktet farmaceutike të përdorura për anestezinë. "Të japësh informacione mbi procedruën kirurgjike dhe mbi vazhdimësinë e periudhës postoperacion mund të pakësojë stresin i cili përkeqëson dhimbjet: të dish se çfarë të pret pakëson ankthin-, thekson Paolicchi. Në fund të vlerësimit para operacionit mjeku, para se të marë miratimin e pacientit për anestezinë, sigurohet që çdo gjë të jetë e qartë duke bërë edhe pyetje të drejpërdrejta për hequr dyshime të mundshme. Vetëm në këtë pikë pacienti firmos konsensusin mbi informaconin për anestezinë. "Së fundmi është rëndësishme të dihet nëse anestezia mund të mbajë pacientin për një periudhë të caktuar kohe në sallën e operacionit ose në dhomën e shtrimit edhe mbas përfundimit të ndërhyrjes, për ta vëzhguar dhe për të garantuar një rekuperim të funksioneve jetësore. Kjo vonesë për të dërguar pacientin në repart nuk duhet të jetë burim shqetësimesh por garanci për siguri më të madhe-, përfundon Paolicchi. 
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>