qer152015
Depresioni post-partum: ekzaminimi mbas lindjes nuk përjashton fillim të vonuar të tij
Të përsëritësh ekzaminimin për depresionin pas lindjes, gjashtë muaj apo një vit nga lindja, mund të zbulosh se një grua në dhjetë rrezikon një depresion më të madh nga ai i vëzhguar menjëherë mbas lindjes. Faktin e pohon Barbara Yawn nga qendra "Olmsted Medical Center a Rochester" në Minesota si dhe koordinatore e një studimi të sapo publikuar te "Annals of Family Medicine". Ekzistojnë udhëzime për praktikën klinike për shumë argumenta mbi amësinë, janë të pakta udhëzimet mbi analizat e zakonshme për depresonin post-partum. Për të shtjelluar më tej argumentin autorët kanë analizuar të dhënat e studimit "Translating research into practice for postpartum depression" një testim tek i cili kanë marrë pjesë 2.354 nëna të reja në 16 shtete. "Mes pjesmarrëseve, 1.432 kishin një rezultat për depresion post-partum jo të lartë pas lindjes dhe janë cilësuar si të përshtatshme për të ripërsëritur analizat edhe mbas 6 ose 12 muajsh nga lindja e bebes-, shpjegon autorja e artikullit, duke thënë se përsëritja e mëvonshme ka evidentuar 193 femra me pikë të "Patient health questionaire" më të larta se ato në fillim të lindjes. "Për ta përkthyer në numra, nga ekzaminimet për depresionin post-partum të përsëritur mbas gjashtë muajsh ose një viti mbas lindjes rezulton se 13.5% e grave kishin një depresion post-partum të vonuar-, përsërisin autorët, duke theksuar se mundësitë më të larta ishin në kurriz të nënave të reja me një të kaluar në të cilin kishin shfaqur raste ankthi dhe depresioni, ose beqare dhe me shkollim të ulët, por ajo që bën më shumë përshtypje është se mungesa e depresionit menjëherë mbas lindjes nuk mjafton për të përjashtuar simptoma të vonuara dhe as të parashikojë rëndësinë e tyre. Rezultatet e tyre bazohen mbi ekzaminimet e depresionit post-partum dhe mbi një diagnozë të konfermuar. "Për më tepër është e mundur që rreziku i depresionit për shkak të përsëritjes së ekzaminimeve është nënvlerësuar-, thekson Yawn dhe përfundon duke thënë se :" Në bazë të këtyre rezultateve, ekzaminimi për depresionin post-partum duhet kryer jo vetëm mbas lindjes por duhet përsëritur sërisht mbas një viti-.
Ann Fam Med. 2015;13(3):228-34