qer162015
Kanceri i vezoreve, zbulohet në Kaliforni një shënues gjenetik
Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Diego, në bashkpunim me "Moores cancer center of La Jolla" në Kaliforni ka identifikuar gjashtë isoforma të mRna të prodhuara nga qeliza të kancerit të vezoreve por jo nga shtresa të zakonshme, duke i hapur kështu rrugën mundësisë për të përdorur zbulimin për diagnozën e hershme të këtij tumori. "Ndërkohë, disa isoforma kodifikojnë për protein që mungojnë në kushte normale, të cilat mund të përdoren si shënjestër për terapi të reja-, shpjegon Christian Barrett, bioinformatik te "UC San Diego Institute for Genomic Medicine" dhe autori i parë i një studimi të publikuar te "Pnas - Proceedings of National Academy of Sciences". "Duke parë studimet e shumta të prirur për të përdorur ADN tek diagnoza fillestare, kemi shtruar pyetjen nëse në kancerin e vezoreve mund të përdoren mRna-, vazhdon kërkuesi duke theksuar se studimi parë përmban udhëzimet e nevojshme për jetën, ndërsa i dyti zhvendos një përmbajtje gjenetike të ribozomëve për sintetizimin e proteinës përkatëse. Sipas autorëve, vantazhi për të përdorur mRna në vend të ADN te diagnoza fillestare të kancerit qëndron pikërisht këtu: një qelizë tumorale strehon vetëm një ose pak shëmbuj të mutacionit të ADN, ndërsa variante me mRna mund të jenë me qindra ose mijëra për një qelizë të vetme. Duke u nisur nga këto supozime, kërkuesit kanë zhvilluar një algoritëm bioinformatik duke e përdorur në dy banka të dhënash: "The Cancer Genome Atlas (Tcga)" dhe "Genotype-tissue eçpression (GteÇ)". Në këtë mënyrë është e mundur të analizosh sekuencat mRna të 296 tumoreve të vezoreve dhe 1.839 kampionë të shtresave normale, duke identifikuar gjashtë isoforma të mRna që sipas Barrett dhe kolegëve të tij kanë informacione të mjaftueshme për diagnozën fillestare të kancerit të vezoreve. "Këto rrezultate dixhitale janë vlerësuar në botën e vërtet me një amplifikim gjenetik sasior, e cila ka gjetur të njëjtat molekula të mRna nga qeliza të vjetra të neoplazisë së vezores-, vazhdon më tej bioinformatiku, duke theksuar se përtej potencialit diagnostikues, disa isoforma të sapoidentifikuara mund të jenë shënjestra për terapitë me antitrupa monoklonar, vaksina me bazë të qelizave T ose trajtimeve me barna të reja. "Hapi i radhës do të jetë të konfirmohet prania e këtyre shenjuesve në rastet e femrave me kancer të vezores, duke dokumentuar kështu mungesën e këtij tumori tek femrat e shëndetshme-, përfundojnë autorët.
PNAS 2015. May 26, 2015