Gjinekologji

kor132015

Shtatzënitë e padëshiruara reduktohen me kontraceptivë afatgjatë

Në 12 muaj shtatzënitë e padëshirurara janë reduktuar ndjeshëm mbas formacionit të personelit mjekësor mbi metodat kontraceptive afatgjata si dispozitivët intrauterinë (LUD) dhe implantet hormonale nën lëkurë, të cilët në mungesë të ndërhyrjeve të jashtme garantojnë mbrojtje deri në 3 vjet. Këto janë rezultatet e "The Lancet"  mbi një prej studimeve të Universitetit të "California San Francisco"  në bashkpunim me "Planned parenthood federation of America" me autore kryesore Cynthia Harper e "Bixby Center for Global Reproductive Health" te Ucsf, tek i cili kanë marrë pjesë 40 këshilltarë planifikimi familjarë dhe 1500 gra mes moshave nga 18 deri në 25 vjeç. "Ky është studimi i parë mbi efikasitetin e një ndërhyrjeje klinike për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara-, thekson kërkuesja duke shpjeguar se LUD dhe implantet kontraceptive nën lëkurë të njohur edhe si (LARC - Long-Acting Reversible Contraceptives) janë më efikasë se pilulat dhe prezervativët, por edhe personeli mjekësor nuk i përfshinë tek metodat e këshilluara për pasojë të forcës së zakonit. "Ato femra të cilat kanë marrë pjesë në studim, dëshironin një konsulencë kontraceptive për të mos mbetur shtatzënë në 12 muajt e ardhshëm-, thekson Harper. Në fund të këtij studimi, më pak se 1% e atyre që kanë përdorur (LARC) ka patur një shtatzëni të paparashikuar në krahasim më 9% e atyre të cilët kanë marrë pilula  dhe 18% që kanë përdorur prezervativët. "Kjo do të thotë se falë formacionit, shkalla e shtatzënive të padëshiruara ka zbritur nga 15% në 8% në një vit-, thonë autorët. Carolyn Westhoff, këshilltar mjekësor i "Planned parenthood federation of America" dhe bashkëautore e artikulli përfundon duke thënë se: "Këto të dhëna tregojnë se sa e rëndësishme është që personeli mjekësor të ketë informacione të plota mbi metodat kontraceptive të disponueshme, duke bërë të mundur në këtë mënyrë, që të jepen këshillat e duhura-. 
Lancet. 2015
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>