Gjinekologji

pri52016

Fibroma dhe endometrioza, ekspozimi ndaj substancave të dëmshme kimike shpjegon shumë raste

Ekspozimi i sistemit endokrin ndaj substancave të dëmshme kimike është përgjegjës për një numër domethënës të dy prej patologjive më të zakonshme të aparatit riprodhues femëror, fibroma uterine dhe endometrioza. Janë këto konkluzionet e një studimi të publikuar në "Journal of Clinical Endocrinological Metabolism", nga ku del në pah se substancat e dëmshme kimike të pranishme në pesticide, në produkte kozmetike, në lodra dhe në enë ushqimore shkaktojnë çrregullime të shëndetit riprodhues në qindra dhe mijëra femra në vit, me një kosto kompleksive që i afrohet 1,4 miliard eurove. "Besojmë se këto rezultate do të kontribuojnë në identifikimin dhe eliminimin e substancave të dëmshme kimike që shkaktojnë me një frekuencë të lartë sëmundje dhe paaftësi", shprehet Leonardo Trasande, profesor i asociuar i pediatrisë, mjekësisë mjedisore dhe shëndetit për popullsinë, pranë Nyu Langone Medical Center në New York. Duke shfrytëzuar të dhënat e marra nga një seri grupesh evropiane, kërkuesit kanë llogaritur riskun e zhvillimit të fibromave apo endometriozës nga substancat e dëmshme kimike, duke vlerësuar kostot direkte nga të cilat shtrimet në spital dhe ato indirekte si humbja e aftësisë riprodhuese. Rezultatet tregojnë se 20% dhe 39% e rasteve me fibromë uterine dhe endometriozë varen nga ekspozimi ndaj këtyre substancave.
"Kjo do të thotë se në 2010 ka pasur rreth 56.700 ndërhyrje kirurgjikale të kryera për të hequr një fibromë dhe për endometiriozën rastet nga substanca të dëmshme kimike kanë qenë 145.000 në femrat me moshë midis 20 dhe 44 vjeç", shpjegojnë autorët, duke vlerësuar kostot direkte dhe indirekte që mbahen çdo vit nga Bashkimi evropian në 163 milion euro për fibromat dhe 1,25 miliard euro për endometriozën. "Pavarësisht një impenjimi financiar tashmë goxha të lartë, kjo është vetëm maja e ajsbergut për sa i përket ngarkesës kompleksive të çrregullimeve riprodhuese femërore nga ekspozimi ndaj substancave të dëmshme kimike", vijon Trasande, duke nënvizuar se në Shtetet e Bashkuara kostot janë të njëjta apo dhe më të larta dhe shpresohjmë për një angazhim më të madh për sa i përket rregullimeve parandaluese.

J Clin Endocrinol Metab. 2016. doi: 10.1210/jc.2015-2873
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27003299


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>