Gjinekologji

maj132016

Tromboza venoze cerebrale te gratë obeze, tabletat kontraceptive orale faktor risku

Sipas një studimi të publikuar në "Jama Neurology", te gratë obeze kontraceptivët oralë lidhen me një rritje të riskut për trombozë venoze cerebrale krahasuar me bashkëmoshataret në peshë normale që nuk i përdorin. "Tromboza venoze cerebrale, një tip i rrallë iktusi që prek kryesisht grupmoshën e re, njeh si faktorë risku të ngjashëm pjesërisht me ata të tromboembolizmit venoz, por edhe faktorë specifikë, mes të cilëve trauma e kafkës dhe infeksionet lokale", shpjegon Jonathan Coutinho  nga qendra mjekësore akademike në Amsterdam dhe shton se asnjë studim nuk e kishte vlerësuar deri më sot lidhjen mes trombozës venoze cerebrale dhe obezitetit.

Për këtë qëllim kërkuesit kanë vlerësuar 186 pacientë me trombozë venoze cerebrale dhe 6134 kontrolle të shëndetshme duke zbuluar se obeziteti, me tregues të masës trupore më të lartë se 30 lidhet me një rritje të riskut për trombozë  venoze cerebrale për shkak të mundësive më të mëdha që kanë gratë obeze për të marrë kontraceptivë oralë. "Në këtë nën popullatë risku është më i lartë në krahasim me gratë me peshë normale që nuk marrin kontraceptivë oralë", nënvizon kërkuesi duke shtuar se nuk ka dalë asnjë lidhje mes obezitetit dhe trombozës venoze te burrat dhe gratë që nuk përdornin kontraceptivë oralë. "Pavarësisht se risku absolut është i ulët, mjeku duhet të informojë gratë obeze në lidhje me mundësitë e trombozës venoze  cerebrale  të lidhur me kontracepsionin oral veçanërisht në prani të faktorëve të tjerë të riskut, duke propozuar metoda alternative mes të cilave dispozitivë intrauterinë", përfundojnë autorët.   

Chirantan Banerjee nga "Medical University of South Carolina" në Carleston komenton në një editorial: "Grave obeze gjithashtu duhet t'u jepen këshilla të përshtatshme, duke i orientuar drejt metodave kontraceptive jo-hormonale".

 

 

Jama Neurology 2016. doi:10.1001/jamaneurol.2016.0001
http://archneur.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamaneurol.2016.0001

Jama Neurology 2016. doi:10.1001/jamaneurol.2015.5107
http://archneur.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamaneurol.2015.5107


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>