Gjinekologji

nën172016

Risk më i madh për komplikacione nga intervali i shkurtër mes kirurgjisë bariatrike dhe lindjes

Fëmijët e lindur nga nëna që i janë nënshtruar kirurgjisë bariatrike prej më pak se dy vitesh janë në risk të madh për lindje premature, për shtrim në terapi intensive neonatale dhe janë të vegjël për moshën gestacionale (Sga) në krahasim me të lindurit pas intervaleve më të gjata, sipas një studimi të publikuar në "Jama Surgery" dhe të koordinuar nga Brodie Parent, nga Universiteti i Uashingtonit Medical Center.

Bashkë me kolegët Parent ka ekzaminuar lidhjen mes kirurgjisë bariatrike, prognozës perinatale dhe intervalit mes ndërhyrjes materne dhe lindjes së foshnjës në një studim ku morën pjesë 1859 nëna që iu nënshtruan kirurgjisë bariatrike para lindjes dhe të ballafaquara me një grup kontrolli të formuar nga 8.437 nëna të operuara, me moshë mesatare të përgjithshme 29 vjeç.

Dhe nga rezultatet del se në krahasim me fëmijët të lindur nga nëna të paoperuara, fëmijët e grave të operuara kishin një risk më të lartë për prematuritet, respektivisht 14% kundrejt 8.6%, risk më të lartë të shtrimit në terapi intensive neonatale (15% kundrejt 11%), janë të vegjël për moshën gestacionale (13% kundrejt 8.9%) dhe kanë një pikësim të ulët Apgar (18% kundrejt 15%).

"Ky studim identifikon nga njëra anë praninë e një nënpopullate të porsalindurish në risk dhe nga ana tjetër sugjeron që në një nënë e cila i është nënshtruar së fundi kirurgjisë bariatrike, për shkak të modifikimeve nutricionale, metabolike dhe fiziologjike, ekzistojnë mundësi të larta komplikimesh perinatale", shkruajnë autorët.

Pa dyshim ndërhyrja e reduktimit kirurgjik të peshës sjell avantazhe domethënëse për gratë obeze në moshë fertile, gjë që duhet t'i inkurajojë  kirurgët që ta ofrojnë këtë opsion, i cili sjell ndërhyrje gjithnjë e më pak traumatike, jo vetëm në reduktimin e obezitetit, por edhe në disekuilbret metabolike, në veçanti diabeti tip 2.
Parent përfundon: "Gjithashtu risqet për komplikime perinatale zbuten me kalimin e kohës, duke iu afruar asaj të popullatës së përgjithshme në harkun e dy apo tre viteve".



Jama Surg. 2016. doi:10.1001/jamasurg.2016.3621http://jamanetëork.com/journals/jamasurgery/fullarticle/2569812


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>