Gjinekologji

pri272017

Me kontracepsionin oral te gratë diabetike, risku tromboembolik është i reduktuar

Mes grave me diabet tip 1 ose 2 që përdorin kontracepsionin hormonal, risku absolut për tromboembolizëm është i ulët. Në veçanti, kontraceptivët intrauterinë dhe subkutanë, me efikasitet të lartë janë opsione të shkëlqyera për gratë diabetike që shpresojnë të shmangin efektet teratogjene të hiperglicemisë duke planifikuar me kujdes shtatzënitë e tyre. E pohon Sarah O'Brien, nga Nationwide Children's Hospital në Columbus, Ohio, autore e parë e një studimi të publikuar në "Diabetes Care" i cili ka hetuar sigurinë e kontracepsionit hormonal në terma eventesh tromboembolike te gratë me diabet 1 ose 2. Kërkuesit kanë përdorur të dhënat e databazave Clinformatic Data Mart për vitet 2002-2011, të grave amerikane me moshë 14-44 vjeç, të prekura nga diabeti dhe në trajtim me kontraceptivë.

"Kemi identifikuar 146.080 gra me diabet që janë ballafaquar me 3.012 evente tromboembolike", shkruajnë kërkuesit. Mes grave me diabet, tromboza arteriale (në veçanti iktusi dhe ataket ishemike tranzitore) ka qenë më e shpeshtë se tromboza venoze. Normat e tromboembolizmit ishin më të larta mes grave që përdornin patch-e kontraceptive (16 për 1.000 vjet-grua) dhe më të vogla mes pjesëmarrëseve që përdornin kontracepsionin intrauterin (6 për 1.000 vjet-grua) dhe subkutan (0 për 163 vjet-grua). Të gjitha analizat u përshtatën sipas moshës, kohëzgjatjes së diabetit, dislipidemisë, hipertensionit dhe tumorit.
 "Duhet theksuar se në krahasim me kontracepsionin intrauterin, ai i injektueshëm me bazë vetëm progestogenin asociohet me një rritje të riskut tromboembolik, ndërsa kontraceptivët me riskun absolut më të vogël janë intrauterinët dhe ata subkutanë të injektueshëm", pohon O'Brien. Dhe përfundon: "Këto rezultate tregojnë sigurinë e përdorimit të kontracepsionit hormonal te gratë diabetike, me një risk absolut shumë të ulët, pra të barabartë me një event tromboembolik për çdo 100 vjet-grua përdorimi". Është thelbësore që gratë në moshë pjellore të kenë një këshillim korrekt (ende 2/3 e shtatzënive nuk programohen). Planifikimi i shtatzënisë mund ndihmojë në arritjen e një kontrolli glicemik optimal para ngjizjes, duke reduktuar kështu keqformimet kongjenitale dhe makrosominë fetale.

 

Diabetes Care. 2017. doi: 10.2337/dc16-1534
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27899496


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>