Gjinekologji

gus22017

Kanceri ovarian, rekomandim i ri për screening: shumë pozitivë falsë

U.S Preventive Services Task Force sugjeron se femrat asimptomatike nuk duhet t'i nënshtrohen screening për kancerin ovarian. Ky rekomandim nuk ka të bëjë me femrat me mutacione gjenetike BRCA1, BRCA2 apo sindroma që lidhen me një rritje të riskut të kancerit ovarian. Por USPSTF nuk ka gjetur asnjë provë që screening do të përmirësojë rezultatet e femrave me një histori familjare të kancerit ovarian. Vlera parashikuese pozitive e screening për kancerin ovarian është e ulët dhe pjesa më e madhe e femrave me një rezultat pozitiv ndaj testit të screening marrin një rezultat fals pozitiv. Ekspertët amerikanë kanë ekzaminuar provat direkte që vlerësojnë përfitimet e screening për kancerin ovarian mbi vdekshmërinë, dhe kanë identifikuar tri studime me cilësi të mirë të cilat vlerësojnë efektin e screening vjetor te femrat asimptomatike pa elemente të veçanta të riskut për kancerin ovarian.
Asnjë nga studimet nuk ka zbuluar se screening ka reduktuar në mënyrë domethënëse vdekshmërinë e kancerit ovarian. Task Foce konsideron se ka gjetur prova të mjaftueshme që tregojnë se screening me ekografi transvaginale, antigjenin e tumorit të serumit (CA) - 125, ose një kombinim të të dyja metodave, nuk e reduktojnë numrin e vdekjeve nga kanceri ovarian te femrat. USPSTF vlerëson megjithatë provat mbi dëmet e screening në kancerin ovarian te këto tri studime dhe nga një i katërt me cilësi diskrete që përqendrohej në cilësinë e jetës dhe në dëmet psikologjike të screening dhe ka gjetur prova të mjaftueshme të faktit se në femrat asimptomatike me risk jo të lartë screening për kancerin ovarian mund të sjellë dëme të rëndësishme. Në shumë raste rezultatet false pozitive mund të çojnë në ndërhyrje kirurgjikale edhe te femrat që nuk kanë kancer. Sipas llojit të testit screening të përdorur, ashpërsia e dëmit varion nga e moderuar në thelbësore dhe pasqyron riskun e operacioneve të panevojshme kirurgjikale. Për sa i përket dëmeve psikologjike të screening, të dhënat nuk janë të mjaftueshme për të bërë një bilanc të qartë. USPSTF përfundon se ka të paktën një siguri: te femrat jo ne risk, dëmet e screening për kancerin ovarian i kalojnë përfitimet.

 

USPTF Draft Recommendation Statement Ovarian Cancer: Screening https://www.uspreventiveservicestaskforce.org/Page/Document/draft-recommendation-statement174/ovarian-cancer-screening1


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>