shk192018
Sterilizimi histeroskopik sjell më shumë komplikacione kirurgjike, sesa ai laparoskopik
"Siguria e sterilizimit histeroskopik ka qenë së fundi, temë diskutimi, për shkak të sinjalizimeve për simptomave shëndetësore të tilla si: alergjia, lodhja e depresioni dhe komplikacione të tjera gjinekologjike, mes të cilave dhimbje pelvike, shpime utero-tubale dhe shtatzëni të padëshiruara", konfirmon Kim Bouillon, Agjencia Franceze për Barnat dhe Sigurinë e Produkteve Shëndetësore në Saint-Denis. Bashkë me disa kolegë, ai ka vënë përballë, në një studim kohorte të zhvilluar në të gjithë territorin kombëtar, rrezikun pasojave që ka sterilizimi histeroskopik dhe ai laparoskopik.
Të dhënat e analizuara vinin nga 105.357 gra të grupmoshës 30-54 vjeçe, që i janë nënshtruar në periudhën 2010-2014 një sterilizimi të parë histeroskopik (67,7% raste) ose një procedure laparoskopike (32,3% raste). Në përfundim të ndjekjes, kërkuesit kanë zbuluar se rreziku i komplikacioneve gjinekologjike gjatë shërimit, ishte më i ulët kur sterilizimi ishte bërë nëpërmjet rrugës histeroskopike, krahasuar me metodën tjetër (0,13% kundrejt 0,78%). Në të njëjtën mënyrë, ka rezultuar më i ulët për histeroskopinë krahasuar me laparoskopinë edhe rreziku i komplikacioneve mjekësore gjatë qëndrimit në spital: 0,06% përkundër 0,11%.
Por, gjatë vitit të parë pas sterilizimit, te 4,83% dhe 0,69% e grave që i ishin nënshtruar respektivisht histeroskopisë dhe laparoskopisë, procedura e sterilizimit nuk ka shkuar mirë deri në fund.
"Në përgjithësi, ka qenë e nevojshme një ndërhyrje tjetër gjinekologjike në 5,65% të grave që i janë nënshtruar sterilizimit histeroskopik dhe në 1,76 % të rasteve të laparoskopisë. "Dallimet janë dobësuar pas tre vjetësh, por nuk janë zhdukur plotësisht", shpjegon Buillon-i. "Mes grave që i janë nënshtruar një sterilizimi të parë, përdorimi i metodës histeroskopike ka rezultuar në mënyrë të dukshme e lidhur me një rrezik më të madh komplikacionesh gjinekologjike edhe tre vjet më vonë, krahasuar me sterilizimin histeroskopik".
JAMA 2018. doi:10.1001/jama.2017.21269
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2670255