Gjinekologji

qer272018

FDA-ja kundër morcelatorit. Shtohen komplikacionet pas histerektomisë

Një studim i Repartit të Gjinekologjisë dhe të Obstetrikës në Universitetin e Kaliarit, ka arritur në përfundimin se te gratë që i janë nënshtruar histeroktomisë për fibroma uterine, janë shtuar në mënyrë të dukshme komplikacionet e mëdha, pas nëntorit të vitit 2014, kur FDA-ja ka dalë kundër përdorimit të morcelatorit në laparoskopi. Teknika e kirurgjisë mininvazive konsiston në heqjen e indeve uterine me instrumente të quajtura morcelatorë, që e copëtojnë në mikrocopëza, duke bërë të mundur heqjen nëpërmjet laparoskopisë, por duke shkaktuar shpërndarjen e mundshme të tumoreve malinje të pranishme në uterusin e hequr.

"Komplikacionet janë shtuar për shkak të shtimit të ndërhyrjeve të kirurgjisë abdominale pas paralajmërimit të FDA-së", thonë autorët, të cilët analizuan të dhënat e 603 spitaleve pjesëmarrëse në Programin Kombëtar të Përmirësimit të Cilësisë Kirurgjikale (ACS NSQIP) të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve. Studimi përfshiu 75,487 gra që i ishin nënshtruar histerektomisë për sëmundjet beninje, 25,571 prej të cilave, për fibroma uterine. Në nëngrupin e fundit, pas paralajmërimit të FDA-së, numri i kirurgjive të barkut u rrit nga 37.2 në 43.0%, ai i kirurgjisë minimalisht invazive ra nga 56.1 në 49.7% dhe histerektomia vaginale u shtua nga 6.7 në 7,3%.
Pas këtij ndryshimi, ka patur një shtim të komplikacioneve të mëdha dhe të vogla respektivisht nga 1.9 në 2.4% dhe nga 2.7 në 3.3%.

"Mes komplikacioneve kryesore kujtojmë intubacionet e paplanifikuara, sepsisin, pneumoninë, infeksionet në vendin e kirurgjisë, pamjaftueshmërinë renale, embolinë pulmonare, infarktin e miokardit, arrestet e zemrës me reanimacion kardiopulmonar, iktus me deficit neurologjik, trombozë të thellë venoze ose tromboflebit".
"Deri kur të kemi përsosur teknikat alternative mininvazive që lejojnë largimin e mitrës nga zgavra e barkut pa shpërndarë indet, vendimi për qasjen kirurgjikale duhet të vendoset rast pas rasti, duke respektuar parapëlqimet e pacientit", përfundojnë studiuesit.

 

JAMA Surg. 2018. doi: 10.1001/jamasurg.2018.0141
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29641835


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>