Gjinekologji

mar162018

OBSH-ja, kërkon respektim të kohës fiziologjike për lindjet: Operacionet, vetëm në raste rreziku

"Koncepti se shtatzënia nuk është një sëmundje, por një event fiziologjik natyral zhvillimi në jetën e një gruaje, duhet të jetë themeli kryesor mbi të cilin duhet ndërtuar sistemi i asistencës gjinekologjike". Këtë e konfirmon Vito Trojano, nënpresident i Shoqatës Italiane të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (SIGO), duke komentuar 56 rekomandimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që kërkojnë të respektohet më shumë koha fiziologjike e lindjes. OBSH-ja niset nga fakti që në këto njëzet vitet e fundit, gjinekologët e shumë vendeve në botë kanë shtuar përdorimin e operacioneve, të cilat në të shkuarën janë përdorur vetëm për të evituar rreziqet ose për të trajtuar komplikacionet, siç janë lindjet me operacion cezarian ose me infuzion të oksitocinës, për ta bërë më të shpejtë procesin.

Megjithatë, Trojano e konsideron të domosdoshme të bëhet një dallim mes shtatzënive fiziologjike dhe atyre patologjike: "Kur nuk ka problematika të veçanta, duhet bërë e mundur që lindja të bëhet në mënyrën më natyrale të mundshme dhe kjo mund të arrihet duke organizuar në mjediset e pikave të lindjes, struktura që i kushtohen lindjes fiziologjike, të ndjekura nga obstetrika dhe nëse është e mundur, pranë gruas që qëndrojë një bërthamë familjare që krijon rehatinë e shtëpisë". Në shumë struktura po shkohet në këtë drejtim dhe Trojano jep si shembull Spitalin Obstetrik Gjinekologjik "Sant'Anna" në Torino: "Si gjinekologë jemi shumë pro dallimit të ndihmës së dhënë në situata fiziologjike, krahasuar me ato patologjike; askush nuk e vë në dyshim se konteksti familjar mund të jetë një faktor përmirësues dhe qetësues, por kemi qenë gjithnjë kundër lindjes në shtëpi, për shkak të emergjencës që mund të ndodhë gjatë lindjes, në faza kur mund të nevojitet një ndërhyrje e menjëhershme që është e mundur vetëm nëse ekipi i specialistëve është fare afër".

Sa u përket shtatzënive patologjike, ai kujton veçantitë e patologjive më të rëndësishme, të cilat duhet të përballohen në pikat e lindjes, të organizuara me praninë e obstetrit, gjinekologut, neonatologut, anestezistit të dedikuar për lindjen pa dhimbje dhe psikologut.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>