Gjinekologji

maj162018

Prolaktinoma në shtatzëni. Verifikohet siguria e antagonistëve të dopaminës mbi fetusin dhe mbi nënën

Një studim i fundit, i zhvilluar nga disa kërkues portugezë, shqyrton një problematikë klinike të studiuar shumë pak, siç janë rezultatet e grave me prolaktinomë, pas shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. "Në fakt, konfirmojnë autorët e udhëhequr nga Davide Carvalho (Departamenti i Endokrinologjisë, Diabetit dhe Metabolizmit, Universiteti i Portos), menaxhimi i prolaktinomës gjatë shtatzënisë ka qenë gjithnjë një sfidë, por mbi të gjitha, ka mbizotëruar shqetësimi në lidhje me rrezikun e rritjes së tumorit dhe efektet e trajtimit mbi fetusin gjatë zhvillimit të tij".

Në studimin e fundit, objektivi i autorëve ka qenë i dyfishtë: nga njëra anë të përshkruajnë sigurinë e agonistëve të dopaminës për fetusin dhe rezultatet e shtatzënisë dhe nga ana tjetër, të vlerësojnë zhdukjen e hiperprolaktinemisë pas shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Carvalho dhe kolegët kanë zhvilluar një studim retrospektiv monocentrik mbi 32 shtatzëni te gratë me prolaktinomë. Janë përjashtuar shkaqe të tjera të hiperprolaktinemisë dhe niveli i prolaktinës është regjistruar në momentin e diagnostikimit, gjatë trajtimit dhe gjatë ndjekjes.

Shtatzënitë kanë patur si rezultat një abort spontan (3,1%), ndërsa 31 fëmijë kanë lindur të gjallë (96,9%). Nuk janë regjistruar të lindur të vdekur, shtatzëni të shumëfishta apo ektopike ose sëmundje të trofoblastit. Është vënë re vetëm një keqformim (këmbë e shtrembër [3,1%]) dhe është arritur normalizimi i prolaktinës pas shtatzënisë pa trajtim mjekësor te 12% e pacientëve. "Ekspozimi fetal ndaj bromocriptines ose cabergolines gjatë shtatzënisë nuk është lidhur me efekte të kundërta për të sapolindurin ose për shtatzëninë", përfundojnë autorët.

 

Arturo Zenorini
Exp Clin Endocrinol Diabetes, 2017; 125: 642-8.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>