Gjinekologji

kor52018

A sjell stimulimi i dhimbjeve të lindjes, më shumë operacione cezariane?

Stimulimi i dhimbjeve të lindjes te shtatzënat me rrezik të ulët në javën e 39-të të shtatzënisë, lidhet me një normë të reduktuar të lindjeve cezariane, krahasuar me pritjen e dhimbjeve të lindjes. Këto janë rezultatet e studimit shumëqendror ARRIVE, zhvilluar pranë 41 spitaleve të rrjetit Maternal-Fetal Medicine Units të Instituteve Kombëtare të Shëndetit në SHBA, ku kanë marrë pjesë më shumë se 6.100 paciente.

"Këto rezultate sugjerojnë që politikat e drejtpërdrejta për të evituar përcaktimin e datës së lindjes te gratë shtatzëna, nuk e reduktojnë frekuencën e lindjeve me operacion cezarian", konfirmon autori kryesor i studimit, William Grobman, Universiteti Veriperëndimor në Çikago. Ai shton se norma e lindjeve me operacion cezarian që kanë dalë nga studimi, është 18,6% mes 3.062 grave që kishin bërë stimulim dhimbjesh në javën e 39-të, krahasuar me 22,2% që është vëzhguar te 3.044 bashkëmoshatare në grupin që kishte vendosur të priste lindjen natyrale.

Në studimin e zhvilluar në periudhën mars 2014-gusht 2017, kërkuesit kanë shtuar edhe 6.106 shtatzëna në rrezik të ulët në javën e 38-të, që kishin bërë përcaktim të datës së lindjes në javën e 39-të ose që ishin në pritje të lindjes natyrale deri në javën e 42-të dhe jo pas saj.

Si përfundim, del që treguesi primar i efikasitetit, një bashkësi ngjarjesh të kundërta perinatale, ishte njëlloj në të dyja grupet:  4,3% te gratë që i ishin nënshtruar përcaktimit të lindjes dhe 5,4% te bashkëmoshataret e tyre, që ishin në pritje të lindjes natyrale.

"Efektet e kundërta në të dyja grupet, përfshinin vdekjen perinatale, një tregues apgar në 5 minuta i barabartë ose më i ulët se 3, shfaqja e encefalopatisë ishemike hipoksike, konvulsionet, infeksionet, sindroma e aspirimit të mekoniumit, traumat e lindjes, hemorragjitë intrakranike ose hipotensioni", saktëson Grobmani.
Në një koment të tijin në lidhje me studimin, Elliott Maini (Universiteti i Stanfordit në Palo Alto), konfirmon: "Duke qenë se përcaktimi i çastit të lindjes është një proces me shumë faza dhe ndiqet në mënyra të ndryshme nga asistentë të ndryshëm shëndetësorë, standardizimi i procedurave është thelbësor për të patur rezultate të mira".

 

SMFM's 38th Annual Pregnancy Meeting: Abstract LB01. Presented February 1, 2018.
https://www.smfm.org/meetings/4-38th-annual-pregnancy-meeting


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>