qer242020
Ekziston mundësia e transmetimit vertikal të Sars-CoV-2 në mitër. Dy raste në Bergamo
Një studim i botuar në "American Journal of Obstetrics and Gynecology - Maternal Fetal Medicine" raporton dy raste të transmetimit të mundshëm vertikal të coronavirusit të ri në mitër, të dy në spitalin "Papa Giovanni XXIII" në Bergamo. "Me sa dimë, rastet tona janë të parat të raportuara me rezultateve pozitive të pcr-së për Sars-CoV-2 te nëna, fëmija dhe indet e placentës", shkruajnë Luisa Patane dhe kolegët e saj.
Në veçanti, përshkruhen rastet e dy prej 22 fëmijëve të lindur në spitalin e lartpërmendur ndërmjet 5 Marsit dhe 21 Prillit 2020, nga gratë që kanë rezultuar pozitive për virusin pas tamponit nazofaringeal. Rasti i parë ka të bëjë me një fëmijë të lindur përmes lindjes vaginale pas 37.6 javësh të shtatzënisë, që ka rezultuar pozitiv ndaj tamponit menjëherë pas lindjes, pas 24 orësh dhe pas 7 ditësh. Nëna, e cila anohej për temperaturë dhe kollë, e mbante maskën jo vetëm gjatë gjidhënies, por edhe gjatë dhimbjeve dhe lindjes. Është lejuar mbajtja në dhomë dhe ushqyerja me gji, por jo kontakti lëkurë me lëkurë. Fëmija mbeti asimptomatik, përveç vështirësive fillestare të ushqyerjes dhe doli nga spitali pas 10 ditësh. Rasti i dytë është ai i një vajze të lindur me operacion cezarian në 35.1 javë të shtatzënisë. E porsalindura u nda menjëherë nga nëna, e cila paraqiste temperaturë e kollë dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Testuar negative në lindje dhe pozitive pas 7 ditësh, ajo nuk shfaqi komplikime, përveç vështirësive fillestare të ushqyerjes dhe doli nga spitali 20 ditë pasi kishte ardhur në jetë.
Në të dyja rastet, është hasur prania e Sars-CoV-2 Rna në sincitiotrofoblast i cili, siç specifikohet nga autorët, tregon praninë e virusit në anën fetale të placentës. Sipas Patanes dhe kolegëve, këto gjetje mbështesin mundësinë e transmetimit vertikal të virusit. "Janë të nevojshme studime të mëtejshme për të konfirmuar këto rezultate", përfundojnë autorët.
Am J Obstetrics & Gynecology Maternal Fetal Medicine 2020. Doi: 10.1016/j.ajogmf.2020.100145
https://doi.org/10.1016/j.ajogmf.2020.100145