Gjinekologji

maj202020

Pacientet me Covid-19. Lindja natyrale është e sigurt; e konfirmon studimi italian

Lindja natyrale e fëmijëve është zgjidhja më e mirë për gratë me Covid-19. Këtë e thotë një studim i ri italian i botuar në "British Journal of Obstetric & Gynecology". Studimi përfshiu 42 paciente me infeksion SARS-CoV-2 të cilat u shtruan në spital dhe lindën në Lombardi, në periudhën 1-20 mars 2020, shumica në qendrat "Covid Maternity", mes të cilave figurojnë spitali "Sacco" në Milano, spitali "Papa Giovanni XIII" në Bergamo dhe spitali "San Giuseppe" në Milano.

Rezultatet e studimit tregojnë se 57% e grave (24 gra) lindën në mënyrë natyrale dhe 43% (18 gra) përmes operacionit cezarian. Duhet theksuar se 8 prej këtyre të fundit iu nënshtruan operacionit cezarian për kushte që nuk lidhen me Covid-19, por për probleme të tjera obstetrike. Shumica e grave kishin simptoma të moderuara ose të buta dhe pneumonia u diagnostikua te 19 gra (45%), 7 prej të cilave (37%) kishin nevojë për mbështetje me oksigjen dhe 4 (21.1%), për shtrim në terapinë intensive.

Vetëm një foshnjë, e lindur përmes lindjes vaginale, testoi pozitive për infeksionin. Për autorin kryesor të studimit, Enrico Ferrazzi, Drejtor i Njësisë së Obstetrikës në Poliklinikën e Milanos, "lindja natyrale e fëmijëve është e sigurt". Autori shpjegoi gjithashtu se studimi konfirmon rreziqet minimale të lindjes vaginale si për gratë, ashtu edhe për fëmijën.
"Sigurisht që pragu i vëmendjes është gjithmonë i lartë dhe së bashku me çiftin vlerësojmë argumentet pro dhe kundër, por këto prova na lejojnë që t'ua rekomandojmë këtë zgjedhje nënave të ardhshme dhe plotësojmë dëshirën e tyre për të patur lindje natyrale", tha ai.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>