Pediatri

mar102021

Seroprevalenca nga Sars-CoV-2. Të dhëna të përditësuara për fëmijët më të vegjël

Një studim i botuar në "The Lancet Child & Adolescent Health" sugjeron që nivelet e infeksionit Sars-CoV-2 janë të ulëta te më të vegjlit. Studimi tregoi se në Francë, fëmijët nga 5 muajsh deri në 4 vjeç të cilët gjatë karantinimit nga marsi deri në maj të vitit 2020 kanë frekuentuar çerdhen, kanë një seroprevalencë të ulët për virusin. Rezultate që, sipas Camille Aupiais (Spitali Jean-Verdier në Paris) duhet të jenë qetësuese pasi sugjerojnë që çerdhet nuk janë pika qendrore të infeksionit dhe se të vegjlit nuk po e përhapin virusin gjerësisht në këto ambiente. Duket se probabiliteti më i madh për t'u përballur me Covid-19 për të vegjlit është shtëpia.

Studimi, i cili është i pari që ka vlerësuar seroprevalencën në moshën parashkollore, mund të sigurojë informacion për hartuesit e politikave në lidhje me mbylljet e kopshteve, por autorët kanë nevojë për më shumë hulumtime në mjedise të tjera dhe mbi variantet e reja. Për më tepër, vihet re se kopshtet e përfshira nuk kanë punuar me kapacitet të plotë. Studimi përfshiu 22 çerdhe në Francë, ku gjatë bllokimit, numri i vogël që mbeti i hapur punoi me kapacitet të reduktuar për fëmijët e punonjësve që vazhdonin punën dhe duke ndjekur protokollet e sigurisë, ndërsa si grup krahasimi, punonjësit e zyrave ose laboratorëve të spitaleve që në punën e tyre nuk ekspozohen ndaj fëmijëve të vegjël.
Të dhënat, të mbledhura midis 4 dhe 8 javësh pas përfundimit të karantinimit, tregojnë se 14/327 fëmijë, 14/197 staf i kopshtit dhe 9/164 të rritur kishin antitrupa pozitivë për Sars-CoV-2; vlera të cilat, pas rregullimit sipas ndjeshmërisë dhe specificitetit të testit, përkonin me 3.7%, 6.8% dhe 5.0%. Shkalla e seroprevalencës nuk ishte statistikisht e ndryshme midis stafit dhe grupit të krahasimit.

Nuk u vërejt asnjë ndryshim në nivelet e seroprevalencës midis anëtarëve të stafit të kopshtit që kishin ose nuk ishin ekspozuar ndaj një fëmije me Covid-19. "Ne sugjerojmë që shenjat klinike të Covid-19 nuk janë treguesit më të mirë të infeksionit ose për testimin e fëmijëve shumë të vegjël dhe se kriteri kryesor duhet të jetë një rast i dyshuar ose i konfirmuar i një anëtari të rritur të familjes", tha Aupiais, duke theksuar nevojën për studime për të kuptuar plotësisht rolin e fëmijëve në transmetimin e komunitetit.

 

The Lancet Child & Adolescent Health 2021. Doi: 10.1016/S2352-4642(21)00024-9
https://doi.org/10.1016/S2352-4642(21)00024-9


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>