maj172023
Lindja vaginale. Azitromicina ul rrezikun për sepsis dhe vdekshmërinë materne
Administrimi i një doze të vetme azitromicinë në rrugë orale redukton ndjeshëm rrezikun për sepsis ose vdekje materne te gratë që planifikojnë të kryejnë lindje vaginale, edhe pse për sepsisin dhe vdekjen neonatale ky efekt nuk është i njejtë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në "New England Journal of Medicine" dhe i koordinuar nga Alan Tita nga Universiteti i Alabamës në Birmingham.
"Sepsisi mbetet një ndër shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë materne dhe asaj fetale në nivel global, dhe hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se azitromicina mund të zvogëlojë rrezikun për infeksione materne gjatë lindjes cezariane. Në anën tjetër, efekti i saj te gratë të cilat kanë kryer lindje vaginale është i panjohur", shkruajnë autorët, të cilët kryen një studim shumëqendror me përzgjedhje rastësore, të kontrolluar me placebo u përpoqën për të testuar hipotezën se një dozë e vetme orale e azitromicinës e administruar gjatë lindjes te gratë kandidate për lindje vaginale mund të zvogëlonte vdekshmërinë materne, atë perinatale ose të reduktonte rrezikun për sepsis.
Pjesëmarrëse në studim ishin 29,278 gra në lindje në më shumë se 28 javë shtatzënie me lindje të planifikuar vaginale dhe fetus të gjallë, të trajtuara me një dozë të vetme orale prej 2 g azitromicinë ose një placebo identike. Indikatorët kryesorë të efikasitetit ishin një zhvillimi i sepsisit ose vdekja e nënës dhe lindja e vdekur, zhvillimi i sepsisit ose vdekshmëria neonatale. Ata dytësorë ishin infeksionet materne, ripranimi në spital dhe vizitat e paplanifikuara te mjeku.
"Rezultatet e marra tregojnë një reduktim të ndjeshëm të rrezikut për zhvillimin e sepsisit ose vdekshmërisë materne grupin e trajtuar me azitromicinë në krahasim me grupin e trajtuar me placebo", shkruajnë autorët.
Por jo vetëm kaq, të dhënat e marra nga ky studim tregojnë gjithashtu një rrezik më të ulët për endometrit matern, infeksione, ripranime në spital dhe vizita të paplanifikuara. Në anën tjetër, rreziku për lindje të vdekura, vdekje neonatale ose sepsis ishte i ngjashëm te të dy grupet, ndërsa nuk u shfaq asnjë lidhje midis azitromicinës dhe një incidence më të lartë për efekte anësore.
NEJM 2023. Doi: 10.1056/NEJMoa2212111
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2212111