Gjinekologji

tet162018

A e shton riprodhimi i asistuar rrezikun për kancer të gjirit dhe të mitrës?

A është më i lartë rreziku i kancerit invaziv të gjirit apo mitrës, te gratë që iu drejtohen teknikave riprodhuese të asistuara, të tilla si fertilizimi in vitro (IVF)? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje në "BMJ" një studim kohorte britanik i nënshkruar nga Carrie Williams (UCL Instituti i Shëndetit të Fëmijëve, Londër) dhe kolegët.

"Ekspozimi i përsëritur ndaj niveleve të larta të hormoneve të tilla si estradioli dhe gonadotropinat ekzogjene, ashtu si dhe tërheqjet e parashikuara nga riprodhimi i asistuar, kanë ngritur shqetësime në lidhje me efektet e mundshme kancerogjene", shkruajnë autorët, duke saktësuar se studimet e kryera më parë mbi mundësinë e shtimit të frekuencës së tumoreve të mamelës, endometrit dhe vezoreve në këtë nënpopullatë, kanë patur rezultate kontradiktore.

Për të vlerësuar më mirë rrezikun, studiuesit analizuan të dhënat e 255,768 grave që kanë ndjekur riprodhimin e asistuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1991-2010, duke i ndërthurur ato me informacione nga regjistrat kombëtarë të tumoreve. "Hapi tjetër ishte krahasimi me normat e pritshme në popullatën e përgjithshme, mbizotërimi i neoplazive te pacientët që iu janë nënshtruar trajtimeve të riprodhimit të asistuar", thonë kërkuesit, që e kanë ndjekur kohorten-objekt i studimit, mesatarisht për gati nëntë vjet deri në një maksimum prej 19 vjetësh.

Rezultatet e arritura tregojnë mungesën e rritjes së ndjeshme të rrezikut për kancer të mitrës ose (164 tumore të vërejtura vs 146,9 të pritshme) të gjirit (2578 të vërejtura vs. 2641 të pritshme). Nga ana tjetër, një rrezik i tepërt për kancer të gjirit in situ (291 të vërejtura vs 253 të pritshme) ka dalë në pah në rastet e rralla të grave që iu janë nënshtruar pesë ose më shumë cikleve të trajtimit.

"Rezulton e rritur edhe incidenca e kancerit ovarian, por vetëm te gratë me faktorë të njohur rreziku për endometriozë", thotë autorja, duke shpjeguar se, në përgjithësi, shkaqet e infertilitetit përfshijnë faktorë femërorë apo mashkullorë, përkatësisht, në 44 dhe në 33% të rasteve, ndërsa në 19% të rasteve, mbeten të pashpjegueshme.

"Shpesh, gratë që i janë nënshtruar riprodhimit të asistuar ndryshojnë nga popullata e përgjithshme në barazi, moshën e lindjes së parë dhe menopauzë, si dhe në praninë e mundshme të endometriozës. Sidoqoftë, më shumë informacion mbi këto dhe faktorë të tjerë, duke përfshirë statusin socio-ekonomik, përdorimin e kontraceptivëve oralë, indeksin e masës trupore dhe ushqyerjen me gji, do të ishte shumë i dobishëm", përfundon Williams-i.

 

BMJ 2018. doi: 10.1136/bmj.k2644
https://www.bmj.com/content/362/bmj.k2644


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>