nën122018
Dhimbja pelvike në postmenopauzë lidhet shpesh me mënyrën e gabuar të qëndrimit
Gratë pas menopauzës, që kanë dhimbje kronike pelvike, mund t'i kenë ato si pasojë e problemeve me ekuilibrin dhe me sjelljen, sugjeron një studim i vogël spanjoll i publikuar në "Menopause". "Gratë me dhimbje kronike pelvike kanë shfaqur probleme me ekuilibrin, kontrollin e qëndrimit paraprak dhe reagues, orientimin ndijor, ecjen dinamike dhe kushtet që kanë të bëjnë me aktivitetet e dyfishta. Qëndrimi tregoi një pozicion me kokë përpara, vlera më të larta të këndit dorsal dhe prirje sakrale. Këto gra, gjithashtu, nuk e drejtonin mirë shtyllën kurrizore dhe kishin një shtim të kifozës dhe lordozës lumbare", thotë Maria Valencia (Universiteti i Granadës, Spanjë), bashkëautore e veprës. Hulumtuesit vlerësuan 48 gra me dhimbje kronike pelvike në periudhën 2016-2017, duke i rekrutuar ato nga departamentet gjinekologjike të dy spitaleve universitare dhe si grup i kontrollit, 48 gra të përshtatura sipas moshës dhe karakteristikave trupore. Gratë në grupin e dhimbjes pelvike kishin një ekzaminim normal neurologjik dhe dhimbje pelvike që zgjati për më shumë se gjashtë muaj.
Janë përjashtuar gratë që kishin patur një kancer pelvik ose që kishin marrë trajtime të mëparshme me rrezatim, kirurgji pelvike apo abdominale, diagnozë të çrregullimeve neurologjike apo muskulare, fibromialgji apo sindromën e intestinit të irritueshëm, diabet, shtatzëni, ose që kishin vuajtur nga çrregullime psikiatrike, dëmtim të konjicionit ose demencë. Grupi i kontrollit, i cili përfshinte gratë pa dhimbje kronike pelvike, hipermobilitet apo sindromën e muskulit të shkurtër, është përshtatur me grupin eksperimental nga mosha, pesha, gjatësia, Indeksi i Masës Trupore dhe ngjashmëria e zhvillimit të muskujve.
Pas analizës, autorët vunë re dallime të rëndësishme në fushat e testit të Vlerësimit të Sistemeve të Minibalancës dhe ka vënë re gjithashtu dallime të mëdha në të gjitha fushat e testimit TUG.
Në saje të zbatimit të fotogrametrisë dhe të një pjerrësie portative të lidhur nëpërmjet valëve, me një kompjuter, studiuesit zbuluan gjithashtu se gratë me dhimbje kronike pelvike kishin kënde të qafës mënyrë të konsiderueshme ndryshe nga kontrollet.
Menopause. 2018. doi: 10.1097/GME.0000000000001086
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29634638