nën152018
Çfarë frekuence raportesh ndikon në mundësitë e riprodhimit? Studimi jep përgjigjen.
Sipas një studimi të publikuar në "Molecular e Cellular Proteomics", nuk është e vërtetë se përpjekja për përqendrim në më pak raporte seksuale, me periudha të gjata astinence, mund të përmirësojë mundësitë e suksesit të një çifti për të patur fëmijë.
"Për vite të tëra, burrave iu është këshilluar të kufizojnë aktivitetin seksual që të shtojnë mundësitë për një shtatzëni, por ka ardhur koha të ndryshojmë mendim", shpjegon Da Li (Qendra e Mjekësisë Riprodhuese, Spitali Shengjing, Kinë), që ka udhëhequr grupin e punës. Disa studime të mëparshme kanë treguar se spermatozoidet e prodhuara pak pas ejakulimit (rreth tre orë më vonë), ishin më të shpejta e më të lëvizshme, krahasuar me ato të prodhuara pas një astinence prej më shumë ditësh.
Megjithatë, nuk ishte e qartë se pse ndryshonin spermatozoidet apo nëse modifikimet ndikonin mbi fertilitet. Për të kuptuar më në thellësi çështjen, kërkuesit kanë ekzaminuar spermën e subjekteve që e kishin kryer raportin e fundit para disa ditësh, para një ore ose para dy orësh, duke krahasuar vëllimin dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve dhe duke konfirmuar nëse këta, pas periudhave më të shkurtra të astinencës, lëviznin më shpejt.
Nëpërmjet spektrometrisë së masës, grupi i punës është përballur me disa ndryshime të rëndësishme molekulare te kampionet, në përgjithësi në proteinat që përfshihen në adezionin qelizor. Janë vënë re edhe ndryshime në proteinat e përfshira në motilitet dhe në metabolizmin e spermës, veçanërisht në ato që rregullojnë speciet reaktive të oksigjenit, që, ndonëse janë të nevojshme për disa funksione normale, nëse janë me tepri, mund të dëmtojnë materialin gjenetik. Autorët kanë deduktuar kështu se sa më gjatë të ekzistojë sperma, më e prekshme është ajo nga dëmtimi i oksigjenit reaktiv, që mund të minojë aftësinë për të krijuar një embrion të gjallë.
Kërkuesit kanë rekrutuar rreth 500 çifte që përgatiteshin për fekondim in vitro pranë klinikës së fertilitetit ku ata punonin. Burrat në grupin eksperimental kanë dhënë kampionë të spermës pas një astenimi shumë të shkurtër (më pak se tre orë), ndërsa ata në grupin e kontrollit duhet të ofronin kampionë pas disa ditësh astinence.
Fekondimi in vitro është zhvilluar si zakonisht dhe është vënë re se në kohorten eksperimentale, të lindurit gjallë ishin shtuar më shumë se një e treta, krahasuar me një kohorte të zakonshme të këtyre përmasave, që mendohet se ka një lindshmëri prej 30%. Në dritë të këtyre rezultateve, autorët do të zhvillojnë studime mbi çiftet dhe po propozojnë tashmë të shtohet shpeshtësia e raporteve te çiftet që janë në kërkim të një fëmije.
Molecular & Cellular Proteomics 2018. Doi: 10.1074/mcp.RA117.000541
http:/www.mcponline.org/content/early/2018/08/20/mcp.RA117.000541