jan72019
Kanceri i cerviksit në fazë fillestare. Laparoskopia mund të shtojë normën e vdekshmërisë
Sipas një rishikimi të publikuar në "New England Journal of Medicine", pacientet e trajtuara me histerektomi radikale minimalisht invazive, pra, që kryhet përmes procedurave të laparoskopisë dhe atyre kompjuterike, për kancerin e cerviksit uterin në fazë fillestare, tregojnë një rritje të riskut për vdekje, në krahasim me pacientet e trajtuara me kirurgji të hapur tradicionale.
"Ky rezultat është shumë surprizues, nga momenti që studimet me përzgjedhje rastësore kanë treguar sigurinë e kirurgjisë mini-invazive për kancerin uterin, gastrik dhe të kolonit", shpjegon Alexander Melamed (Spitali i Përgjithshëm në Masaçusets), autor kryesor i dokumentit. Kërkuesit kanë realizuar informacionet e marra në National Cancer Database, që mbulon rreth 70% të rasteve të kancerit të diagnostikuar së fundmi në më shumë se 1500 spitale të Shteteve të Bashkuara. Në 2461 pacientë që i janë nënshtruar histerektomisë radikale për kancerin cervikal në fazën e hershme nga viti 2010 deri në 2013-tën, rreth gjysma e pacientëve kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale minimalisht invazive.
Ndërmjet këtyre, 94 gra kanë vdekur në katër vitet pas ndërhyrjes, në krahasim me 70 gra në grupin e kirurgjisë së hapur. Kërkuesit kanë analizuar edhe informacionet e bazës së të dhënave të Survejimit, Epidemiologjisë dhe Rezultateve Përfundimtare (SEER) që përfshijnë të dhënat e marra nga 18 regjistra onkologjikë që mbulojnë 28% të popullsisë së Shteteve të Bashkuara, për të kuptuar nëse shtimi i përdorimit të kirurgjisë minimalisht invazive kishte shkaktuar në mënyrë efektive ndryshime në mbijetesën e pacientëve me kancer cervikal në gjendje fillestare.
Të dhënat kanë treguar një normë mbijetese të qëndrueshme përpara vitit 2006, kur histerektomia radikale minimalisht invazive kishte filluar të përshtatej gjerësisht, ndërsa pas kësaj të dhëne, normat e mbijetesës janë zvogëluar në mënyrë konstante me rreth 0.8%.
"Edhe një eksperimentim klinik i paraqitur në të njëjtin numër të revistës zbulon se pacientet e caktuara në mënyrë rastësore për histerektominë radikale laparoskopike, kanë paraqitur norma më të larta të përsëritjes dhe vdekjes, në krahasim me ato që kanë bërë histerektominë radikale të hapur", shton Melamedi. Sipas autorëve, kirurgët duhet t'i informojnë pacientët për këto risqe, kur do t'u propozojnë atyre ndërhyrjen minimalisht invazive.
N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMoa1804923
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30379613