jan302019
Ondansetroni në fazat e para të shtatzënisë dhe risku për keqformime kardiake
Një studim kohorte i gjerë retrospektiv, i sapopublikuar në "JAMA", informon në lidhje me përdorimin e ondansetronit për të përzierat dhe të vjellat në fillim të shtatzënisë. "Të dhënat tona indikojnë që përdorimi i antiemetikut në tremujorin e parë nuk lidhet me një rritje të probabilitetit për keqformime kardiake. Edhe pse rezulton një rritje e limituar, por e rëndësishme e riskut relativ për labiopalatoskizis, sidoqoftë, ky është një risk absolut i parëndësishëm", konfirmon bashkëautorja Krista Huybrechts (Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston), që, së bashku me kolegët, ka analizuar të dhënat e regjistruara në arkivin Medicaid Analytic eXtrract (MAX) në lidhje me mbi 1,8 milionë shtatzëni, nga të cilat 4,9% e nënave janë ekspozuar ndaj ondansetronit në tremujorin e parë.
Vëmendja e autorëve fokusohet te keqformimet kardiake dhe te kaviteti oral, pra, tek anomalitë kryesore kongjenitale të raportuara nga studimet e mëparshme që janë kryer mbi këtë argument. Rezultatet flasin qartë: janë verifikuar 14.577 anomali kardiake te 1.727.947 foshnja të paekspozuara, në krahasim me 835 te 88.467 foshnja të ekspozuara ndaj antiemetikut, me një risk relativ të pakonsiderueshëm, prej 0,99. Në fakt, del se një rritje e vogël, por e rëndësishme e probabilitetit për skizis oral të lidhur me ekspozimin, me një risk relativ prej 1,24.
"Por, pas rregullimeve të shumta të nevojshme, nuk kemi vënë re diferenca të riskut për anomali kongjenitale kardiake ose kompleksive te foshnjat e lindura nga gratë e ekspozuara ndaj ondansetronit", përfundojnë kërkuesit. Në një artikull shoqërues, David Haas (Universiteti i Indianës në Indianapolis), shkruan: "Studimi tregon që përballë një risku të rëndësishëm relativ për skizis të zgavrës orale, rritja e riskut absolut është shumë e ulët. Rregullimet e shumta dhe grupet e paraqitura të krahasimit, që përfshinin vlerësimin e riskut potencial për të përziera dhe të vjella, tregojnë soliditetin e konkluzioneve të autorëve."
JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.18307
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30561479
JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.19328
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30561464