Gjinekologji

pri232019

Flora bakteriale e indit mamar dhe predispozita për tumor. Ekziston një lidhje

Përbërja e florës bakteriale të indit mamar mund të luajë rol në predispozitën e disa grave për zhvillimin e kancerit të gjirit, sipas një studimi të publikuar në "Scientific Reports". Kërkuesit e Universitetit Katolik të Romës, që kanë zhvilluar një studim, në bashkëpunim me Universitetin Tuscia në Viterbo, mendojnë se ky zbulim mund të shfrytëzohet për krijimin e një testi përllogaritës të riskut të tumorit.

"Intestini, duket se lidhet direkt me gjirin me anë të një "aksi" që është ende në fazë studimore. Ky, mendohet se mund të qëndrojë në bazë të një lidhjeje ndërmjet disfunksionit të mikrobiotës intestinale dhe parenkimës të gjëndrave të gjirit. Përveç kësaj, studime të ndryshme të kohëve të fundit kanë evidentuar praninë e disbiozës në mikrobiotën e gjirit të grave me tumor, por jo të grave të shëndetshme. Kjo e dhënë, më në fund, mund të shpjegojë lidhjen e pranuar tashmë në të paktën 40% të rasteve, se tumori i gjirit është i lidhur me jetën sedentare dhe me ushqyerjen jo të saktë", shpjegon Stefano Magno, që ka qenë pjesë e grupit të punës.

Kërkuesit kanë regjistruar 16 pacientë me tumor të gjirit që janë në trajtim në spitalin e Romës dhe kanë grumbulluar, nëpërmjet agobiopsive dhe biopsive kirurgjikale, 38 kampionë të indit të shëndetshëm dhe atij tumoral. Nga analizat e kryera në këta kampionë, është parë se nuk kishte dallime të rëndësishme te popullsitë mikrobiale ndërmjet indit të shëndetshëm dhe atij tumoral te çdo paciente. Kërkuesit, pra, kanë nxjerrë përfundimin se profili mikrobial i pranishëm në indin tumoral nuk është efekt i transformimit të induktuar nga sëmundja, por se vetë ai është i predispozuar për formim neoplastik.

"Hipoteza mbi të cilën po punojmë në mënyrë bashkëpunuese, është që nëpërmjet mënyrave të duhura të jetesës, pra, ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik, përdorimit të duhur të antibiotikëve dhe agjentëve të tjerë farmakologjikë dhe jo me shtim të synuar të probiotikëve, të favorizojnë riekuilibrimin e mikrobiotës me reduktimin pasues të riskut të transformimit tumoral, duke parandaluar kështu të paktën 30-40% të rasteve të kancerit të gjirit", përfundon Riccardo Masetti (Drejtor i Qendrës së Senologjisë në Poliklinikën Gemelli), bashkautor i studimit.


Sci Rep. 2018. doi: 10.1038/s41598-018-35329-z
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30442969


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>