Focus

shk252020

Mikrobiota intestinale mund të frenojë kancerogjenezën. Ja, cilat janë shtamet

Sipas një studimi të koordinuar nga "Humanitas", me mbështetjen e Fondacionit AIRC, në brendësi të mikrobiotës intestinale janë të pranishme disa shtame bakteriale që mund të frenojnë zhvillimin e  tumoreve intestinale.

"Duke analizuar mikrobiotën e pacientëve në një fazë të hershme të zhvillimit të tumorit intestinal, të ashtuquajturës adenomë, kemi vërejtur mungesën e familjes së baktereve Erysipelotrichaceae, e cila shihet edhe në modelin preklinik", shpjegon në një njoftim për shtyp Maria Rescigno, autore kryesore e punimit të botuar në "Nature Microbiology".

"Duke izoluar këto baktere, kemi gjetur veti antitumorale që kanë aftësinë të bllokojnë përhapjen e pakontrolluar të qelizave, gjë që ndodh në rastin e mungesës së tyre", shton ai.
Studiuesit kanë treguar se ndryshimet në përbërjen e mikrobiotës dhe të mukusit ndodhin njëkohësisht me kancerogjenezën. Kështu, ata identifikuan dy shtame antikancerogjene të mikrobiotës, përkatësisht Faecalibaculum rodentium dhe homologun e tij njerëzor, Holdemanella biformis, që janë shumë të pakët gjatë kancerogjenezës. Tani, konsiderohet një fakt që mikrobiota intestinale luan rol aktiv në zhvillimin e kancerit kolorektal, por askush deri më tani nuk e ka rolin efektiv mbrojtës të disa baktereve. Në këtë rast, ekspertët kanë arritur sukses, duke hapur rrugën për përdorime të mundshme në diagnozën e hershme te pacientët në rrezik për zhvillim të kancerit.
"Fakti që mikrobiota e zbuluar në feçe nuk e ka këtë familje të baktereve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zbulimin e hershëm të sëmundjes te pacientët me adenomë të përparuar. Për më tepër, pikërisht për këta pacientë mund të mendonim për uljen e rrezikut duke e rikthyer bakterin në formën e një probiotiku", përfundon Rescigno.


Nature Microbiology 2020. Doi: 10.1038/s41564-019-0649-5
doi:
https://doi.org/10.1038/s41564-019-0649-5


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>