Gjinekologji

maj222019

Kanceri i gjirit, pozitiv ndaj receptorit hormonal. Dy antiestrogjene për të zgjatur jetën

Rezultatet e një kërkimi të publikuar në revistën "New England Journal of Medicine", tregojnë që kombinimi i dy barnave antiestrogjene: anastrozol dhe fulvestrant, shton pritshmërinë e jetës së grave me tumor metastatik të gjirit, pozitiv ndaj receptorit hormonal, në krahasim me përdorimin e vetëm anastrozolit.

Autorja kryesore, Rita Mehta (Universiteti i Kalifornisë), thotë: "Rezultatet e këtij studimi ofrojnë një provë të besueshme se terapia endokrine e kombinuar duhet të konsiderohet një opsion për trajtimin e linjës së parë të karcinomës mamare të avancuar, pozitive ndaj receptorit hormonal", një lloj tumori që paraqet rreth 2-3 raste të kancerit të gjirit të diagnostikuar në SHBA, sipas statistikave të Shoqatës Amerikane të Kancerit. Rezultatet e para të studimit, të publikuara në vitin 2012, tregonin se fulvestranti, përveç anastrozolit, shtonte me 20% mbijetesën e lirë nga përparimi dhe me 19%, mbijetesën e përgjithshme.

Të dhënat e reja të studimit, që ka përfshirë 707 gra në menopauzë, me tumor metastatik në gji, që janë regjistruar në 72 qendra nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, tregojnë se pacientet që kishin marrë kombinimin e barnave, jetonin 8 muaj më shumë, në krahasim me ato që janë trajtuar vetëm me anastrozol dhe se, 42% ishin gjallë pas 5 vitesh, kundrejt 33%.
Për më tepër, efekti i fulvestrantit përfitohej pavarësisht se doza e përdorur në studim ishte më e vogël se ajo që përdorej normalisht dhe gratë me përgjigjet më të mira ishin ato që nuk kishin marrë kurrë më parë trajtime hormonale.
"Rezultatet tregojnë rëndësinë e kohës së trajtimit", thonë autorët, duke nënvizuar se pacientet që ishin trajtuar me fulvestrant që në fillim, kishin rezultatet më të mira, në krahasim me ato që e merrnin kur kanceri ishte përkeqësuar ose përhapur. Fulvestranti dhe anastrozoli, pra, do të funksiononin së bashku; i pari duke mos e lejuar tumorin që të përdorë estrogjenet dhe i dyti, duke mos e lejuar organizmin që të prodhojë hormonin.


N Engl J Med. 2019. doi: 10.1056/NEJMoa1811714
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30917258


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>