maj292019
Migrena në shtatzëni, përkeqëson disa rezultate materne dhe neonatale
Sipas një studimi danez, te shtatzënat me dhe pa migrenë, kjo patologji lidhet me një rritje të çrregullimeve nga hipertensioni, që kanë të bëjnë me shtatzëninë e nënës. Përveç kësaj, te të porsalindurit, migrena e nënës rezulton e lidhur me një shtim të riskut për një sërë rezultatesh negative, ndërmjet të cilave, pesha e ulët në lindje, lindjet premature, lindjet cezariane, sindroma nga distresi respirator dhe konvulsionet febrile.
"Prevalenca e migrenës është rritur gjatë moshës riprodhuese. Edhe pse migrena shpesh përmirësohet gjatë shtatzënisë, risku i rezultateve jo favorizuese të shtatzënisë dhe të rezultateve neurologjike te nëna dhe te foshnja, mbeten pak të kuptueshme", konfirmon Nils Skajaa (Spitali Universitar Aarhus), autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë studiuar 22.841 shtatzëni te gratë me migrenë (nga të cilat, 16.861 me foshnja të lindura të gjalla) dhe 228.324 shtatzëni te gratë pa migrenë, të kombinuara sipas moshës dhe vitit të konceptimit (nga të cilat, 170.334 me një pasardhës të lindur të gjallë).
Migrena është lidhur me një shtim të riskut për çrregullime nga hipertensioni, që lidhen me shtatzëninë (norma e prevalencës së rregulluar, aPR: 1,50) dhe abort spontan (aPR: 1,10). Patologjia ka rezultuar e lidhur me një shtim të prevalencës së peshës së ulët në lindje (aPR: 1,14), lindje para kohe (aPR: 1,21) dhe lindje cezariane (aPR: 1,20), por jo për fëmijë të vegjël sipas moshës gjestacionale (aPR: 0,94) dhe defekte në lindje (aPR: 1,01). Foshnja i ekspozuar ndaj migrenës së nënës ka paraqitur risqe të larta për rezultate të ndryshme në periudhën neonatale dhe postnatale, ndërmjet të cilave, shtrimin në njësitë e terapisë intensive (risku relativ i rregulluar, aRR: 1,22), shtrimi në spital (aRR: 1,12), dhënia e recetës për barna (aRR: 1,34), sindroma nga distresi respirator (aRR: 1,20) dhe konvulsione febrile (aRR: 1,27), por jo për vdekje (aRR: 0,67) dhe paralizë cerebrale (aRR: 1,00). Ekspertët theksojnë se migrena e trajtuar nuk lidhet me risqe më të larta për rezultate negative në lidhje me migrenën e patrajtuar. Kjo sugjeron që vetë migrena dhe jo trajtimi i saj, lidhet me komplikacionet e shtatzënisë. "Provat që po grumbullohen me kalimin e kohës, tregojnë se migrena në shtatzëni mund të sjellë rezultate të ndryshme negative te nëna dhe fëmija, por trajtimi mund t'i lehtësojë këto risqe", përfundojnë autorët.
Headache. 2019 May 8. doi: 10.1111/head.13536
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31069791