Gjinekologji

sht172019

Vaksina kundër klamidias shfaq rezultate premtuese në një studim të fazës 1

Sipas një studimi të botuar në "Lancet Infectious Diseases", vaksina e parë kundër klamidias, që arriti eksperimentimin klinik të fazës 1, ishte e sigurt dhe në gjendje të nxiste një përgjigje imunitare. "Duke pasur parasysh ndikimin e epidemisë së klamidias në shëndetin e grave, riprodhimin dhe shëndetin e fëmijëve, ekziston një nevojë globale e paplotësuar mjekësore për një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje", thotë Peter Andersen (Instituti Statens Serum, Danimarkë), bashkautor i studimit.

Autorët kanë synuar të vlerësojnë te 35 gra të shëndetshme, sigurinë dhe aftësinë për të provokuar një përgjigje të sistemit imunitar në një vaksinë të re kundër klamidias, CTH522, të bazuar në proteinën kryesore të membranës së jashtme të Chlamidia trachomatis. Kërkuesit kanë krahasuar dy formulime të ndryshme me një shtesë të lipozomeve CAF01, të projektuara për të ndihmuar imunitetin qelizor dhe një me hidroksidin e aluminit, që është i njohur për aftësinë e tij në prodhimin e antitrupave. Gratë janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë një nga dy format e vaksinës së re dhe një placebo.
Vaksinimi është administruar me tre injeksione intramuskulare në krah, në ditët 0, 28 e 112 dhe me dy përdorime intranazale në ditët 126 dhe 140. Gjithsej, 32 pjesëmarrës kanë marrë të pesta vaksinimet. Që të dyja formulimet e vaksinës kanë provokuar një përgjigje imunitare te të gjitha gratë e trajtuara, ndërsa asnjë pjesëmarrëse e grupit të placebos nuk ka patur përgjigje imunitare.

Formulimi me CAF01 ka patur performancë të vazhdueshme më të mirë (me një prodhim antitrupash më të madh se 5,6 herë), përveçse ka shfaqur një performancë më të mirë sipas parametrave të tjerë, arsye për të cilën autorët sugjerojnë që të përdoret kjo formë për një zhvillim të mëtejshëm të eksperimentimit klinik. Nuk janë sinjalizuar efekte të kundërta të rënda, të lidhura me të dhe efektet anësore më të shpeshta, kishin të bënin me reaksione lokale në vendin e injektimit.
Autorët theksojnë se kufizimi kryesor i studimit është përmasa e kampionit dhe se, ndonëse vaksina nxit përgjigje imunitare, mbetet jo shumë e qartë nëse kjo përkthehet efektivisht në imunitet mbrojtës. Toni Darville (Universiteti i Karolinës së Veriut), në një koment në lidhje me studimin, shkruan se një vaksinë për parandalimin e infeksionit nga C. trachomatis, do të kishte ndikim të madh mbi shëndetin publik dhe mbi ekonominë. "Ndonëse testet klinike të vaksinave për klamidian janë në fillimet e tyre, ky studim jep optimizëm për të ardhmen", përfundon editorialisti.


Lancet Infect Dis. 2019. Doi: 10.1016/S1473-3099(19)30279-8
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31416692

Lancet Infect Dis. 2019. Doi: 10.1016/S1473-3099(19)30290-7
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31416691


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>