Gjinekologji

gus102020

Kanceri i qafës së mitrës: Kombinimi i Pap-testit me testin HPV, rrit mundësinë për diagnostikim

Sipas përfundimeve të një studimi në "American Journal of Clinical Pathology", firmosur nga Harvey Kaufman (Quest Diagnostics) dhe kolegët, testi për papillomavirusin human (HPV) dhe testi Papanicolaou (Pap) më vete, kanë më pak të ngjarë të zbulojnë kancerin e qafës së mitrës, në krahasim me të dyja testet e kryera në të njëjtin mostër (bashkëtestim). Autorët vlerësuan rezultatet e bashkëtestimeve të kryera nga Quest Diagnostics në periudhën 2010-2018 te më shumë se 13 milionë gra të moshës 30 vjeçe e lart.

"Rezultatet e bashkëtestimit, që i paraprijnë një karcinome cervikale (CxCa) apo një diagnoze të sëmundjes prekanceroze, u analizuan dhe shtresuan në bazë të rezultateve të ekzaminimit histologjik", shpjegon studiuesi, duke specifikuar se 1,615 bashkëteste iu paraprinë 1,259 diagnozave të CxCa dhe 11,164 bashkëteste iu paraprinë 8.048 diagnozave të sëmundjes prekanceroze cervikale. Norma e grave pozitive në test, të cilat më pas u diagnostikuan me CxCa brenda një viti, ishte më e lartë për Pap, krahasuar me HPV (85.1% përkundër 77.5%).
"Garantimi i kontrollit me metodën më të besueshme, përmirëson diagnozën e hershme të kancereve të mundshme ose ekzistuese", rinis Kaufman, duke theksuar se në lidhje me kohën e shqyrtimit, udhëzimet rekomandojnë bashkëtestimin çdo pesë vjet ose HPV ose Pap-test çdo tre vjet.

"Sidoqoftë, ndërsa studimi Quest i vitit 2015 dhe të dhënat nga Magee Women Hospital sugjerojnë që Pap-testi luan një rol të rëndësishëm në diagnozën e hershme, analiza e të dhënave nga Kaiser Permanente e Kalifornisë së Veriut (KPNC) tregon, anasjelltas, se kontributi i Pap-testit është i ulët", shkruajnë autorët.
Kështu, Kaufmani përfundon: "Është e rëndësishme që këto rezultate të përkojnë, duke kujtuar se të dhënat nga Diagnostics Quest janë më të gjera dhe më të ndryshme në krahasim me të tjerat, me dyfishin e numrit të kancereve të konfirmuara, në krahasim me KPNC-në. Është e rëndësishme që në analizën e metodave të skrinimit cervikal, të ekzaminohet një popullsi heterogjene e cila është përfaqësuese në nivel kombëtar".


American Journal of Clinical Pathology, aqaa074, Published: 08 July 2020
https://doi.org/10.1093/ajcp/aqaa074


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>