Gjinekologji

sht12020

Simptomat e menopauzës janë të lidhura me moshën, fillimin e menstruacioneve dhe peshën trupore

Sipas rezultateve të një studimi të kohëve të fundit, fillimi i hershëm i menstruacioneve rrit gjasat për të patur më shumë afshe të nxehta dhe djersitje gjatë natës në vitet e menopauzës. Jo vetëm kaq. Siç shpjegohet nga Hsin-Fang Chung (Universiteti i Kuinslandit në Australi), autori kryesor i studimit, rreziku që gratë të cilave u kanë nisur menstruacionet herët, t'i përjetonin të dyja simptomat ishte më i madh krahasuar me afshet e nxehta apo djersitjen gjatë natës më vete.

Chung dhe kolegët arritën në këto konkluzione duke analizuar të dhënat nga Qasja në Shëndetin Riprodhues dhe Ngjarjet e Sëmundjeve Kronike (InterLACE) për 18,555 gra të moshës së mesme nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Australia. Analizat treguan se gratë që u kishin nisur menstruacionet në moshën 11-vjeçare ose më herët kishin një rrezik 50% më të lartë për të përjetuar afshe të nxehta dhe djersitje gjatë natës sesa gratë që i kishin patur menstruacionet e para në moshën 14-vjeçare, ose më shumë.
Duket gjithashtu se një rol luan edhe pesha (indeksi i masës trupore). Në fakt, analizat treguan se rreziku i pjesëmarrëseve që kishin menstruacione herët dhe që ishin në mbipeshë ose obeze gjatë moshës së mesme, ishte dy herë më i lartë se ai i grave që u kishin nisur menstruacionet në moshën 14 vjeçe ose më shumë dhe që kishin peshë normale.

"Këto zbulime i inkurajojnë gratë me menstruacione të parakohshme që të marrin pjesë në programet e promovimit të shëndetit, veçanërisht në menaxhimin e peshës në moshë të rritur", ka thënë autorja Gita Mishra, që shfaqet si emri i fundit në artikullit e botuar në "BJOG".

 

BJOG 2020. Doi: 10.1111/1471-0528.16393
https://doi.org/10.1111/1471-0528.16393


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>