Gjinekologji

mar22021

Fibromat uterine. Terapia që redukton dhimbjen dhe gjakderdhjen menstruale

Nga një studim afatgjatë i botuar në "New England Journal of Medicine" dhe kryer me pjesëmarrësit në studimin e fazës 3 LIBERTY 1 (L1) dhe 2 (L2), del se lidhja mes estradiolit, acetatit të norethindronit dhe relugolixit, një receptor antagonist i hormonit çlirues të gonadotropinave (GnRH), redukton gjakderdhjen e rëndë menstruale te gratë me fibroma uterine, në krahasim me placebon, duke e ruajtur efektivitetin e saj për një vit të tërë.

"Medikamenti është toleruar mirë: dendësia minerale kockore është ruajtur dhe incidenca e afsheve, e lidhur me monoterapinë me relugolix, u minimizua", shpjegon bashkautori Ayman Al-Hendy, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Çikagos, duke kujtuar se L1 dhe L2 kanë përfshirë gra në Afrikë, Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, me gjakderdhje të rëndë menstruale të lidhur me fibromat.

Pjesëmarrëset u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë një herë në ditë për 24 javë placebo, kombinimin me relugolix (relugolix 40 mg, estradiol 1 mg, acetat norethindron 0,5 mg), ose të ashtuquajturin kombinim të vonuar, i cili përfshinte administrimin e relugolixit 40 mg si monoterapi, i ndjekur nga kombinimi, secili për 12 javë. Gjithsej, 388 gra në studimin L1 dhe 382 në studimin L2, i janë nënshtruar përzgjedhjes rastësore.
73% e pjesëmarrëseve që u regjistruan në terapinë e kombinuar me relugolix në studimin L1 dhe 71% e atyre në studimin L2, shfaqën një përgjigje (endpointi primar), 19% dhe 15%, përkatësisht, nga gratë në grupet e placebos. Të dyja grupet e caktuara në kombinimin relugolix treguan përmirësime të konsiderueshme krahasuar me placebon, në gjashtë nga shtatë rezultatet dytësore, mes të cilave, gjakderdhja menstruale (përfshirë amenorrenë), dhimbja, anemia dhe vëllimi uterin. Nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë rezultat në reduktimin e vëllimit të fibromave. "Hapi tjetër do të jetë vlerësimi i efektivitetit të një doze të ulët të estrogjenit pa hequr dorë nga përfitimet e relugolixit, ruajtja e shëndetit të kockave dhe zbutja e efekteve anësore nga dozat e ulëta të estrogjenit", përfundon Al-Hendy.

 

NEJM 2021. Doi: 10.1056/NEJMoa2008283
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2008283 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>