qer172014
Odontoiatria dhe nutricioni: aplikimet klinike
Dieta mesdhetare, njohur rishtazi si Trashëgimi Botërore nga UNESCO, ka qënë shpesh e lidhur me një rrisk të reduktuar të shqaqjes së sëmundjeve kronike degjenerative, si sëmundjet kardiovaskulare, neurodegjenerative dhe disa lloje tumoresh. Studimet paraklinike kanë treguar se disa efekte të dobishme për shëndetin u atribuohen pikërisht veprimit të komponentëve nutricional që gjenden në produktet me origjinë bimore të cilat kanë potencial të dobishëm klinikë, parandalues dhe terapeutikë. Këto komponime janë në zemër të shkencës nutraceuticale, e cila studion aktivitetet e tyre të shumfishta biologjike dhe përmbajtjen shëndetësore. Qëllimi i modulit të katërt të kursit të parë FAD (Dental Cadmos 4/2014) është të paraqesë koncepte themelore në lidhje me këta komponent nutricional dhe lidhjen e tyre me dietën mesdhetare. U shqyrtuan studimet e mbledhura nga literatura ndërkombëtare për të identifikuar pikat e forta dhe dobësitë e përdorimit të agjentëve nutricional të ndryshëm, veçanërisht polifenolet, izoprenoidët dhe alkaloidët, në mënyrë që të merren rekomandime të dobishme për klinicistin. Midis aktiviteteve të ndryshme biologjike të agjentëve nutricional vihet re dhe aftësi e e lartë e tyre për të reduktuar stresin oksidativ, dmth prodhimin endogjen e ROS (reactive oxygen species) në kushte fiziologjike dhe/ose patologjike.
Arsyeja e përdorimit të agjentëve nutricional në stomatologji qëndron në aftësinë e tyre për të kryer tre veprime kryesore, mbi të cilat mbështeten efektet e tyre parandaluese dhe terapeutike. E para është një aktivitet antimikrobial dhe antivirale kundër patogjenëve të gojës, në fakt këto komponime të ndryshme biokimike dhe molekulare drejtohen kundër metabolizmit bakterial dhe fungal, duke inhibuar gjithashtu replikimin viral. E dyta është efekti antinflamator i menjëhershëm, ulin prodhimin e mediatorëve pro-inflamacion të përshirë në disa sëmundje të kavitetit oral. Të tillë janë sitemi i ciklooksigjenazave, lipooksigjenazave dhe prodhimin e citokinave si interleukinat IL-1, IL-8, IL-10, nëpërmjet mekaniznash që nuk varen nga faktorët e transkriptimit nuklear. Substanca të tilla gjithashtu reduktojnë aktivitetin osteoklastikë duke stimuluar monocitet dhe makrofagët që të prodhojnë citokina anti-inflamatore. E treta është aktiviteti anti-tumoral, ashtu sikurse ndodh me aktivitetin antibiotikë, agjentët nutricional mund të konsiderohen agjentë
anti-tumoral multitarget, veçanërisht të favorshme për kontrollin e sëmundjeve shumëfaktoriale siç janë tumoret. Veprojnë në nivelin e apoptozes së ciklit qelizorë, në receptorët steroidal,në angiogjenezë dhe në metastaza.
Është detyrë edhe e stomatologëve të përhapin lajmin se sa e rëndësishme ëhstë të kemi një djetë ushqimore të shëndetshme.Rekomandimet kombëtare dhe ndërkombëtare të deri tanishme kanë si pikë kyçe një dietë të ekuilibruar, bazuar në konsumin e përditshëm të pesë ose më shumë porcioneve të frutave dhe perimeve, bishtajoreve dhe drithërave si dhe konsumi javor i peshkut duke reduktuar sheqernave, kripës dhe yndyrnave të ngopura me origjinë shtazore.