gus192014
Prof.Dr. Ruzhdie Qafmolla: Të ngejmë një shërbim dentar më cilësor
Profesor Dr. Ruzhdie Qafmolla(Z/ Presidente e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë)
Fillimet e demokracisë në Shqipëri sollën ndryshime kudo, në çdo fushë të jetës. Risi u vërejtën në sektorin e shëndetësisë, por sfida më e veçantë i takoi sektorit të Stomatologjisë. Shqipëria u përfshi në rrugën e ndryshimeve të mëdha. Në këto kushte ishte më se e domosdoshme të ripërmasoheshin sistemet shëndetësore dhe në mënyrë të veçantë stomatologjia, për t'u bërë ballë këtyresfidave. Dhe sfida më madhore ndodhi në vitin 1993 kur gjithë shërbimi stomatologjik u privatizua me përjashtim të shërbimit preventiv nëpër shkolla, i cili ende deri më sot funksionon si i tillë. Gradualisht edhe poliklinikat e mëdha stomatologjike që funksiononin në çdo qytet të Shqipërisë u privatizuan plotësisht,kështu që sot pothuaj 80% e stomatologjisë funksionon privatisht.
E parë në këtë këndvështrim ligjerata do të përqendrohet në dy drejtime:
1. Lirdhmëria që ekziston midis numrit të stomatologëve që diplomohen çdo vit dhe problemet që ndeshen për punësimin e tyre.
2. Përqendrimi i dentistëve në zonat urbane duke lënë pa ndihmë dhe shërbim dentar popullatën në zonat rurale.
Skema e privatizimit u zbatua dhe në arsim dhe konkretisht në arsimin e lartë dhe veçanërisht në hapjen e shkollave stomatologjike, të cilat nuk u bazuan në politikën dhe strategjinë afatgjatë të numrit të stomatologëve që diplomoheshin çdo vit. Edukimi dentar duhesh dhe duhet të mbështetet në bazë të kërkesës së ekonomisë së tregut duke u mbështetur në konceptin bashkëkohor të Bashkimit Europian, kërkesë - ofertë. Në fillimet e saj edhe Ministria e Shëndetësisë nuk përpunoi dhë nuk u mbështet në një strategji konkrete në dhënien e liçensave. Po të njëjtin rrugëtim ndoqi edhe Urdhri i Mjekësve të Shqipërisë, i cili nuk funksionoi
me një strategji konkrete. Ndonëse në pamjen e parë duket që ka një numër të madh të dentistëve që diplomohen çdo vit, por në fakt sipas rregjistrit themeltar të Urdhrit të Mjekësve të Shqipërisë është rreth 1700. Patologjitë dentare tashmë janë shtuar shumë dhe duke marrë në konsideratë që sot popullata ka kërkesa të larta ndaj shërbimit stomatologjik jo vetëm në zonat urbane por veçanërisht në ato rurale duhet që të kemi një numër edhe më tepër mjekësh stomatolog, por edhe mjaft cilësisht të përgatitur.
Profesioni i stomatologut hyn në grupin e profesioneve të rregulluara. Aktualisht nka një reformë që po përmirëson gjithnjë e më shumë dhe gradualisht të gjitha problemet që lidhen me ushtrimin e këtij profesioni si në fushën e edukimit, liçensimit, përmirësimit të cilësisë së shërbimit. Edukimi në vazhdimësi është një risi e cila shpie në rritjen e standarteve të shërbimit dentar. Nuk mund të bëhet riliçensimi në qoftë se nuk ke plotësuar kreditet përkatëse të përcaktuara nga Qendra e Edukimit Kombëtar në Vazhdimësi (QKEV). Pjesëmarrja e mjekëve stomatolog në këtë edukimnuk duhet të jetë pasiv por edhe aktiv. Ato duhet të përfaqësohen me punime shkencorene evente të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Problemi i dyte: Përqendrimi i dentistëve në zonat urbane duke lënë pa ndihmë dhe shërbim dentar popullatën në zonat rurale.
Është ndër problemet më të rëndësishme që ka sot shërbimi stomatologjik. Përqendrimi i dentistëve në zonat urbane e veçanërisht në kryeqytet nga viti në vit po bëhet më problematik. Në këtë rast duhet të gjej vend zbatimi i politikave shëndetësore në lidhje me shpërndarjen e mjekëve stomatolog sipas kërkesave të popullatës në zona të ndryshme të vendit. Organizmat shtetërore duhet urgjentisht të marrin masa shtrënguese duke detyruar mjekun e sapo diplomuar që liçensën do ta marrin në rast se do të shërbejë mbi 5 vjet në këto zona, dhe kriteri i dytë është që çdo i diplomuar të kthehet në zonën ose qytetin etij. Urdhri i Mjekut të Shqipërisë duhet të përpunojë një strategji të tillë që t'i përshtatet legjislacionit me vendet e BE, në lidhje me shpërndarjen e mjekëve stomatolog në Shqipëri. Vendi ynë ka nevojë për stomatologë sidomos popullata e zonave rurale sepse edhe ajo duhet të ketë të njëjtën privilegj të ndihmës dhe shërbimit dentar si popullata e zonës urbane. Zbatimi shumë shpejt i reformës territoriale hap klauzola të shumta punësimi. Krijohet mundësia e ngritjes së poliklinikave dentare me specialitete përkatëse ku mund të punësohen shumë mjekë dentistë. Duke pasur në konsideratë të gjitha kriteret e punësimit si në shtet dhe privat nuk e shoh të frikshme kthimin e mjekut stomatolog, veçanërisht për ata që kane studiuar dhe diplomuar jashte shtetit. Pak a shumë keto jane të gjitha mënyrat sesi mund të vihen në zbatim praktik njohuritë e fituara në këtë profesion.
Në qoftë se do të hapen klinika private, ato duhet t'i përgjigjen standarteve të akreditimit të shërbimit stomatologjik. Ajo që garanton suksesin e klinikës ka të bëjë me mjekun sesa është i aftë profesionalisht për t'i shërbyer popullatës me cilësinë e standarteve bashkëkohore të trajtimit të nosologjive të ndryshme orale. Gjithashtu rëndësi të veçantë ka menaxhimi i klinikës dhe vendi i projektimit të saj, pra të hapet klinika ku ka përqendrim të popullatës, në vendet ku nuk ka konkurencë.