News

sht22014

Përdorimi Bond Bone në vendosjen e implantimeve me ngritje të dyshemesë së sinusit maksilar

Abstrakt :
Procedura e ngritjes së sinusit maksilar zgjidh mjaft situata praktike për vendosjen e implanteve në kockë të pamjaftueshme në sensin vertikal.
Qëllimi i ngritjes së dyshemesë së sinusit është që të mbushet me graft kockor hapsira ndërmjet dyshemesë së sinusit dhe kockës alveolare. Kjo në mënyrë efektive rrit lartësinë e kockës për të vendosur një ose disa implante në këtë regjion.
Njohja e anatomisë së sinusit maksilar si dhe vlerësimi i kujdesshëm preoperator i pacientit ka një rol të rendësishëm në garantimin e suksesit të vendosjes së implanteve në këtë regjion.
Hyrje: Mungesa e vëllimit kockor është problem i madh për vendosjen e implanteve në kuadratin e pasëm të maksilës. Këtu vëllimi kockor është i kufizuar për shkak të pranisë së sinusit maksilar së bashku me humbjen e lartësisë kockore alveolare.
Procedura e ngritjes së sinusit rrit vëllimin kockor nëpërmjet aplikimit të kockës
autogjene ose me kockë artificiale. Qëllimi i ngritjes së dyshemesë së sinusit është që të mbushet me graft kockor hapësira ndërmjet dyshemesë së sinusit dhe kockës alveolare. Kjo në mënyrë efektive rrit lartësinë e kockës për të vendosur një ose disa implante në këtë regjion.
Këto procedura janë përdorur që nga vitet 1980 si me kockë artificiale ashtu
dhe me autograft. Kur shfrytëzohet autotransplant, maturimi është rreth 4-6 muaj ndërsa në kocka të tjera është mbi 9 muaj. Kirurgu kur bën operacione në këtë regjion duhet të njohë mire të gjitha muret e sinusit maksilar dhe veçanërisht murin e poshtëm të tij. Para se kirurgu të aplikojë ngritje të dyshemesë së sinusit duhet të bëjë një egzaminimim të kujdesshëm preoperator sepse vetëm kështu shmangen komplikacionet si dhe minimizohen insukseset e vendosjes së implanteve . Pas vendosjes së grafteve sinuzal i sëmuri duhet të porositet të mos shfryjë hundët me forcë , të mos pijë duhan , të mos pijë lëngje me pipë dhe të teshtijë me gojë të hapur.
Materiali dhe metoda :
Si material shërbyen 20 pacientë , nga këto 9 meshkuj dhe 11 femra , tek të cilët janë vendosur gjithësej 55 implante (Tiologic Dentaurum) nga këto 20 implante në meshkuj dhe 35 implante janë vendosur tek femrat.
Të gjithë të sëmurët janë analizuar në bazë të një kartele tip për vendosje implantesh si dhe të konsensusit përkatës për këtë ndërhyrje.
Rezultatet:
Ngritja e dyshemesë së sinusit maksilar ka qënë një nga kërkesat më të mëdha të pacientëve për vendosje implantesh , për aplikimin e kockës artificiale Bond Bone si dhe një sfidë për ne.Kërkesë më të madhe për ngritje të dyshemesë së sinusit ka pasur seksi femër.
 Diskutimet :
Ngritja e dyshemesë së sinusit maksilar në studimin tone për afro 3 vjet flet për vështirësitë e zgjidhjes me implante në këtë regjion si dhe epërsitë e teknikës kirurgjikale dhe të aplikimit të Bond Bone në garantimin e suksesit. Njohja me detaje e anatomisë së sinusit maksilar , vlerësimi pre operator dhe aftësia e implantologut garanton një sukses të vënies së implanteve në këtë regjion 87% .Shifër kjo që përputhet dhe me autorë vendas dhe të huaj. Duke u konsultuar me literaturën kemi pare që ngritja e dyshemesë së sinusit maksilar është një nga ndërhyrjet bazë që përdoret sot për vënien e implanteve në këtë regjion pa nënvleftësuar dhe implatet alternative. Për sa i përket terapisë me implante në graftet e sinsuit maksilar Fabbro dhe bashkëautorë në 59 artikuj arritën në përfundim se suksesi ishte më i madh kur vendosjes kocë artificiale, pa ndonjë diferencë të madhe në procedurat e menjëhershme apo të vonuara. Ne ua kemi bërë të qartë të sëmurëve tanë se implantologjia orale ashtu si çdo terapi mjeksore ka sukseset dhe dështimet e saj aq më tepër kur kocka në dispozicion është e pa mjaftueshme.
Konkluzione :
Nga ngritja e dyshemesë së sinusit maksilar në të sëmurët tanë ku janë aplikuar implantet dhe kocka artificiale përqindja e suksesit ka qenë 87%. Njohja e mirë e anatomisë dhe vlerësimi pre operator i sinusit rrit dhe garanton suksesin e vënies së implanteve në këtë regjion.

 Dr.Avdyl Shoshi, Prof. Adem Alushi, Prof.Ramazan Isufi, Dr.Genc Rukiqi


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>