News

kor252014

Maryland Bridges, rast klinik mbi përdorimin dhe aplikimet e reja

Po ju paraqesim një rast klinikë i cili përfshin përdorimin e Maryland Bridgas të shkëputur nga revista Dental Cadmos.
MB-të në metal-qeramikë, falë karakterit konservativ të trajtimit,përfaqësojnë një zgjidhje të vlefshme terapeutike në monoimplantet e përparme. Megjithatë, vështirësitë e lidhura me përgatitjen e dhëmbëve pilastër dhe me realizimin e vetë MB-ve mund të kufizojnë përdorimin e kesaj alternative terapeutike.

Përshkrimi i rastit
Pacientja e gjinisë femërore 16 vjece, ishte në fund të një terapie ortodontike  realizuar nga ortodontisti i vet, e cila kishte provokuar rithithjen e pjesëshme të rrënjës të incisivëve qëndrorë dhe të qenit. Duke patur parasysh rrjedhojat e pësuara nga terapia e mëparshme nuk është parë e nevojshme nënshtrimi i pacientes ndaj një terapie të dytë ortodontike dhe u vendos për një terapi mirëmbajteje.Për të përmirësuar kushtet e shpeshtësisë të gropëzës së hapësirave anësore pacientja i është nënshtruar ndërhyrjeve të indeve të lidhura dhe kushtëzimit të mëtejshëm me provizorë lëvizës.

Trajtimi i protezës
Mbas përfundimit të fazës së maturimit dhe kushtëzimit të indeve, janë zbuluar gjurmët për realizimin e një strukture në disilikat pa asnjë pregatitje të elementëve.
Mbasi është verifikuar strehimi i strukturave ura është veshur me qeramikë dhe është pregatitur për çementim nëpërmjet një kafshimi me një solucion tampon prej 4,9% acid fluoridrik për 20 seconda. Me qëllim heqjen plotësisht të kripërave të qeramikës të mbetura nga kafshimi me acid fluoridrik produkti është zhytur në ujë të distiluar në ultratinguj për 4 minuta. Në këtë pikë mbi sipërfaqen e brendshme të mbështetësve është aplikuar më përpara me një furcë një shtresë silani (tharë me rrymë ajri të ngrohtë), pastaj një shtresë bonding. Procedurat e mbetura të çementimit janë zbatuar tamam si tek përshkrimi i rastit të mëparshëm.

Konsiderata klinike
Në reabilitimin e monoimplanteve  të sektorit të mëparshëm avantazhi thelbësor i MB- ve metal-free qëndron në karakterin ngushtësisht konservativ të kësaj zgjidhjeje terapeutike. Asnjë dhëmb pilastër nuk i është nënshtruar përgatitjeve. Përveç se e bën sa më të thjeshtë opsionin terapeutik, kjo përcakton edhe kthimin absolut. Aspekte këto edhe më të rëndësishme nëse konsiderohet se MB-të gjejnë treguesin e tyre kryesor në trajtimin e agjenezëve tek pacientët adoleshentë. Përveç një përgatitje dhe realizimi sa më shumë të rehatshëm, MB-të metal-free lejojnë edhe të marrim rezultate te shkëlqyera estetike më lehtë në krahasim me MB-të në metal qeramikë. Në fakt zëvendësimi i nënstrukturës në metal me përbërës të përforzuar me fibra ose qeramikë eliminon problemet e mundshme të oksidimit/diskromi në ngarkim të dhëmbëve pilastër dhe, faktikisht, lejon modifikimin lehtësisht të formës, dimensionet mezo-distale dhe profilet e emergjencës së dhëmbëve pilastër.
Limiti kryesor i MB-ve të metal-free strehohet të paktën për një orë në prognozën e tyre afatgjatë. Për shkak të hyrjes së fundit të tyre në treg, studimet që analizojnë suksesin afatgjatë janë ende pak dhe rezultatet e tyre edhe pse pozitive i referohen një kohëzgjatjeje të shkurtër.



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>