tet212014
I domosdoshëm kurimi i dhëmbëve në shtatzëni
Shumë shpesh në praktikën dentare haset një pikëpyetje e cila ka një përgjigje shumë pozitive. A duhen kryer ndërhyrje dentare në gratë shtatzëna? Përgjigja është po, por stomatologu është ai që do të gjejë metodën më të mirë dhe më të padhimbshme për kurim, pa e dëmtuar fetusin. Kujdesi gjatë shtatzënisë fillon që me higjenën personale të vetë pacientes, që duhet të jetë në nivele shumë të larta. Ne trupin e femrës, gjatë përiudhës së shtatëzanisë, ndodhin shumë e ndryshime, që sigurisht ndikojnë në shëndetin e gjithë organizmit, e për pasojë edhe të gojës. Ndër ndryshimet janë ato hormonale, të cilat shkaktojnë ndryshime dhe në shëndetin kryesisht të mishrave të dhëmbëve duke bërë që ato të enjten dhe të gjakosen lehtë. Kjo arsyetohet me nevojën e zmadhuar për kalcium nga ana e fetusit për të formuar kockat dhe shfrytëzohet ai i dhëmbëve të nënës. Nëse me anë të ushqimit merret sasia e mjaftueshme e kalciumit, kjo do të bëjë që të mos harxhohet kalciumi nga pjesët e dhëmbit, por sasia që merret nga jashtë. Gjatë kohës së shtatzanisë, të vjellat janë një fenomen i zakonshëm ato sjellin me vete aciditet më të madh në gojë, që mundëson kushte të volitshme për shumimin e bakterieve dhe demineralizimin e smaltit.
Në qoftë se kjo gjendje nuk merr kujdesin e duhur mjekësor, mishrat infektohen dhe ndikojnë në zhvillimin e fetusit. Disa eksepertë mendojnë se ekziston një lidhje midis infektimit të mishrave dhe lindjes së parakohshme, lindjes së bebit nën peshën e duhur, komplikacione të shtatëzënisë deri në ndërpreje. Gjithashtu një tjetër lidhje ekziston midis rrezatimit të radiografisë dhe lindjes së fëmijës. Kështu radiografia e dhëmbëve e cila është është një proces po aq i zakonshëm sa edhe pastrimi i dhëmbëvë, ndikon drejtpërdrejtë sipas studimeve në lindjet e parakohëshme dhe nën peshë të fëmijëve. Disa veprime të thjeshta si larja e dhëmbëve dhe kontrollet rutinë tek dentisti janë mjaft efikase dhe duhet të bëhën në mënyrë periodike, pa u lënë pas dore. Pastaj pastrimi i gurëzave, mbushjet e të gjitha gradave, ekstraksionet, janë sigurisht trajtime që janë të domosdoshme për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Duhet që dhëmbët e prishur të mbushen, për të evituar infektimin, sepse një dhëmb i infektuar është i dëmshëm për fetusin . Ndërkohë që disa trajtime të veçanta dhe jo të domosdoshme duhet të lihen për pas lindjes së fëmijës si zbardhimi dhe procedura të tjera kozmetike. Kjo bëhët për të mos ekspozuar shtatzaninë kah ndonjë rrisku të mundshëm. Periudha më e mirë për të ndërhyrë në përmirësimin e shëndetit oral të një gruaje shtatëzënë është tremujori i dytë i shtatëzënisë, me anestezinë e duhur dhe antibiotikët përkatës në rast infeksioni. Është për t'u theksuar se mbushjet e metalit duhet të evitohen në këtë periudhë dhe në periudhën e ushqyrjes së fëmijës me gji. Në raste të veçanta, kur periudha e shtatzanisë shoqërohet me gjendjen e të vjellave dhe për këtë fakt shtatzënat nuk përdorin dot pastën e dhëmbëve, këshillohet që të përdorin pastë për fëmijë, shpëlarje me sodë dhe pak ujë të ngrohtë dhe gjithashtu të përdoret shpëlarës goje i cili të përmbajë një antibakterial si klorheksidina.