News

qer242014

Kanceri oral dhe shpëlarësit që përmbajnë alkool. Një studim që tregon mbi rreziqet e mundshëm

Shëndeti oral, kujdesi dentar, higjena e gojës dhe lidhja e tyre me rrezikun e  shfaqjes së kancerit në traktin të sipërm aerodigjestiv: janë këto pikat e studiuara me imtësi nga një studim multicentrik europian. Kërkimi i publikuar në revistën Oral Oncology, u fokusua në produktet e përdorura për kavitetin oral, përmbajtja alkolike e tyre dhe rrjedhojat në prani të polimorfizmit në gjenet që rregullojnë metabolizmin e alkoolit.  Është e njohur që metabolizmi i alkoolit është i lidhur me kancerët e traktit aerodigestivë të sipërm. Studimi ka analizuar të dhënat nga 1963 pacientë me kancer të kavitetit oral, orofaringsit , hipofaringsit , laringut apo ezofagut , dhe 1963 kontrolle të mbledhura nëpërmjet intervistave , mbi zakonet e higjenës orale dhe mënyrës së jetesës (duhanpirja, konsumi i alkoolit , dieta  ushqimore, punësimi , probleme mjekësore, statusi socio-ekonomike ), si dhe përmes analizave gjenetike të mostrave të gjakut. Rrisku onkologjik i shfaqjes së kancerit ishte pothuajse dyfishi në pacientët me shëndet oral të dobët dhe me kujdes dentar të ulët, dhe trefishi në pacientët që bënin gargarë tre herë në ditë me shpëlarës, me shumë mundësi për shkak të përmbajtjes së alkoolit në shumë prej këtyre preparateve, megjithatë nuk përjashtohet një lidhje shkakësore midis këtyre fakteve. Prandaj nevojiten kërkime të mëtejshme. "Kërkimi evidenton një aspekt, që komuniteti shkencor e kishin vrojtuar prej kohësh,"- thotë Prof. Giovanni Lodi drejtues shkencor i Dental Cadmos. "Sigurisht përdorimi i një produkti alkolik disa herë në ditë mund të jetë një faktor rreziku për kancer oral, megjithatë, e vështirë të vërtetosh shkencërisht shkaqet e drejtpërdrejta dhe specifikat e një shplarësi të tillë." Problemi specifik me shplarësit është se mbledhja e të dhënave të qëndrueshme është më e vështirë se me duhanpirjen, dhe konsumin e alkoolit. Për shembull, nuk është e lehtë të rindërtosh se cilët produkte ka përdorur një subject në pesë vitet e fundit dhe sa prej tyre përmbanin alkool. Edhe pse në këtë studim janë regjistruar gati 2000 pacientë me kancer, konkluzionet rreth shplarësve janë të bazuara në 36 raste dhe 16 kontrolle. "Sinqerisht një numër shumë i vogël. Është veçanërisht e rëndësishme të kujtojmë se faktorëve të tillë si higjiena orale dhe përdorimi i protezave, të cilat, megjithëse autorët kanë përdorur teknika statistikore të përshtatshme për ti matur, ekziston mundësia që këto rezultate të vijnë si rrjedhojë e faktorëve konfondues të sëmundjes " përfundon Lodi.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>