tet162014
Choosing Wisely, rastet kur nuk duhet kryer një ekokardiografi
Në vazhdim të inisiativës Choosing Wisely, diagnostika kardiologjike na paraqet tre "Top 5 list" të ndryshme ku pasqyrohen këshillat dhe ekzaminimet të cilat nuk u duhen përshkruar pacientëve pasi cilësohen si të panevojshme dhe me kosto të lartë. Këto lista janë hartuar nga disa shoqata shkencore të ndryshme përfshirë këtu edhe
American Society of Echocardiography. Ja lista e tyre:
1) Mos kërkoni ndjekje të vazhdueshme apo ekokardiografi në seri për pacientët të cilët kanë kryer ekzaminime me contrast (MDC) për regurgitimin valvular. Regurgitimi mitral, trikuspidal apo pulmonarë i lehtë mund të gjendet në 70-90% të individëve normal dhe nuk ka komplikacione.
2) Mos këshilloni kryerjen e ekokardiografive në pacientët asimptomatikë por me zhurmë kardiake apo click, të cilët kanë rezultuar pa patologji në ekzaminimet e mëhershme. Nuk indikohet të kryhet i njëjti ekzaminim dhe nuk ka pasur ndryshime në gjendjen klinike të pacientit.
3) Shmangni ekokardiografitë për vlerësimet pre/perioperatore në pacientët pa anamnezë dhe pa simptoma për sëmundje kardiake. Një ekzaminim i tillë kryhet nëse duhet të analizohen rezultatet e testeve kardiakë të mëhershëm që nuk kanë rezultuar në normë. Funksioni i ventrikulit të majtë edhe kur është i reduktuar ka pak vlerë parandaluese.
4) Shmangni përdorimin ekokardiografisë së stresit (echostress) në pacientët asimptomatikë të cilët plotësojnë kriteret "për rrezik të ulët" për sëmundje koronare të zemrës. Ecostress-i është përdorur kryesisht në pacientët simptomatike për të ndihmuar në diagnozën e sëmundjes obstruktive të arteries koronare. Megjithatë në pacientët asimptomatikë, ekokardiografia jep pak informacion mbi vlerësimin e rrezikut kardiovaskular (si një test i veçuar apo që i shtohet faktorëve konvencionale të rrezikut).
5) Shmangni ekokardiografinë transezofageale (TEE) për të evidentuar burimet kardiake të embolisë nëse një burim tashmë është identifikuar dhe menaxhimi i pacientit nuk do të ndryshojë. Testet që nuk do të ndryshojnë menaxhimin nuk duhet të kryhen. Pavarësisht se TEE është i sigurt, edhe shkalla më e vogël e rrezikut të lidhur me një procedurë nuk është e justifikuar nëse nuk pritet ndonjë dobi klinike.