mar232015
Para-mjekimet me qetësues nuk përmirësojnë kënaqësinë e pacientit
Para se të kryhet një ndërhyrje kirurgjikale shpesh pacientëve i jepen qetësues, por një studim i publikuar tek JAMA dhe i zhvilluar midis pacientëve të cilët i janë nënshtruar një kirurgjie selektive në anestezi të përgjithshme të trajtuar ose jo me lorazepam para operacionit tregon se barna në krahasim me placebin ose me asnjë para-mjekim, nuk e përmirëson eksperiencën e vet-raportuar nga pacienti një ditë më vonë. " Përkundrazi subministrimi i lorazepam-it bashkangjitet më një zgjatje të kohës së rekuperimit njohës-, thotë Axel Maurice-Szamburski i Spitalit "Timone adulte de Marsiglia" në Francë si dhe bashkautor i artikullit. " Pacientët në pritje të një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të përjetojnë stres të lartë i cili shkakton dhe ankth-, vazhdon autori duke shpjeguar se para-mjekimi me benzodiazepin përdoret shpesh për të reduktuar gjëndjen e ankthit në shkëmbim të një amnezie më të shpeshtë, përgjumjeje dhe përkeqësimi të aftësive njohëse. " Të trajtosh ankthin nuk i bashkangjitet domosdoshmërisht një eksperience peri-operative më të mirë për pacientin dhe ka ende shumë për të zbuluar në lidhje me argumentin-, shton më tej Maurice-Szamburski që bashkë me kolegët ka caktuar në mënyrë të rastësishme 1.062 të rritur nën moshën 70 vjec në pritje për ndërhyrje kirurgjikale selektive, në anestezi të përgjithshme në 5 spitale francezë, për të marrë 2.5 mg larozepam-i, dy orë para se të trasferohen në sallën e operacionit, placeb ose asnjë paramjekim. Rezultatet tregojnë se benzodiazepina nuk përmirëson gjëndjen e pacientit, as ndërmjet atyre më të shqetësuar. Si kompensim koha e exktubimit rrezulton të jetë më e gjatë si dhe rekuperimi i gjëndjes së njohjes. Numri i pacientëve me amnezi peri-operatorike është më i lartë tek grupi që ka marrë larozepam se sa tek grupet e tjera. "Larozepam-i redukton ankthin e pacientit kur mbërrin tek salla e operacionit, por meqënëse nuk është dalluar asnjë përfitim tjetër është e mundur që gjëndja fillestare e ankthit nuk influencon kënaqësinë kompleksive-, shkruajnë autorët duke theksuar që këto rrezultate nuk suportojnë para-mjekimin mme qetësues tek subjektet të cilët i janë nënshtruar një anestezie të përgjithshme.
JAMA. 2015;313(9):916-25. doi: 10.1001/jama.2015.1108