sht62014
Nevojitet më shumë garanci mbi sigurinë dhe efikasitetin e barnave për përdorim pediatrik
Ne jemi në kërkim të strategjive për të zvogëluar gabimet në përshkrimin e recetave dhe administrimin e barnave për fëmijë, por ka ende shumë për të bërë në qoftë se, si na thotë një studimi i kryer në Spitalin e Fëmijëve në Montefiore në New York, këto gabime ndodhin në përqindje të ndryshme midis 5% dhe 27% dhe janë përgjegjës për rreth 7.000 vdekje në vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Sipas
Maurizio Bonati, i institutit Mario Negri në Milano, "EMA dhe FDA, agjensitë rregullatore të barnave në Europë dhe SHBA, kanë qenë aktive për disa vjet për të trajtuar problemin dhe tu siguruar që në kohën e regjistrimit, barnat për përdorim pediatrik të jenë të garantuara për sigurinë dhe efektivitetin në fëmijë". Deri pak kohë më parë, shpjegon Bonati, që një bar të miratohej për përdorim pediatrik mjaftonte që firma duke u nisur nga tableta që tregtonte të mund të prodhonte një solucion ose suspension, "por tani kohët duhet të ndryshojnë dhe jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është më e mjaftueshme".
Megjithatë, jo gjithmonë formulimet janë për përdorim pediatrik. "Për barnat gjerësisht të përdorur - thotë eksperti - ka matës sasie brenda në kuti dhe ju mund të zgjidhni midis shurupeve me shije të ndryshme, por derisa prodhuesit të drejtohen nga kriteret e tregut, është e pamundur të lëvizet në drejtimin e duhur për të gjitha barnat. Por kjo është gjithashtu një aspekt i së drejtës për shëndet. Disa barna ende nuk janë fragmentuar apo grimcuar, me rrezikun e dukshëm për një dozim të papërshtatshëm apo efekte anësore". Ndonjëherë gabime vihen re që në momentin e përshkrimit. Studiuesit amerikanë kanë gjetur se mjekët të cilët shkruajnë recetën me dorë në vend të përdorin "receta të gatshme" apo ata që përdorin software që konsultojnë udhëzuesit klinikë dhe kriteret diagnostikuese, arrijnë të reduktojnë gabimet në mënyrë të ndjeshme (nga 27% deri në 82%). "Këto software tani janë me përdorim të përgjithshëm dhe do të ishte e dobishme që të parashikonin lajmërime dhe kufizime të tilla që të sigurojnë përshkrimin e formulimeve dhe barnave pediatrik".