Pediatri

pri92015

Përshkrimi i antipsikotikëve atipikë tek fëmijët, ja rregullat

Sipas një studimi të publikuar tek (Jama Internal Medicine), 31 shtete të Unionit Amerikano-Verior kanë përdorur në vitet e fundit politika të cilat kërkojnë autorizimin paraprak për përshkrimin e produkteve antipsikotike atipikë tek të miturit, duke u bazuar tek përdorimi jo i përshtatshëm vazhdimisht në rritje tek fëmijët. "Nga viti 1992 deri në vitin 2009 përdorimi tek të rinjë të produkteve farmaceutikë antipsikotikë, pothuajse eksluzivisht atipikë, është rritur nga 0,16% deri në masën 1.07%-. Këto barna shpesh këshillohen për përdorim në të shumtën e rasteve jo të aprovuar nga (Food and Drug Administration), me tregues 5 herë më të lartë mes të asistuarve nga "Medicaid" në krahasim me bashkëmoshatarët me siguracion shëndetësor privat-, shpjegon Julie Zito i Universitetit të Maryland në Baltimora dhe bashkautore e artikullit, duke theksuar se në dalje të raporteve gjithnjë e më shumë në rritje të efekteve anësore kardiometabolikë gjatë trajtimit me antipsikokë janë bërë përpjekje për të përmirësuar kujdesin pediatrik në lidhje me përdorimin e këtyre produkteve farmaceutike. Njëra nga masat kryesore të parandalimit ishte kërkesa që u bëhej mjekëve për të marrë një aprovim nga ana e agjensive qeverisëse "Medicaid" për përshkrimin e recetave me antipsikotikë atipikë tek fëmijët në moshë të vogël si kusht kryesor për të marrë mbulimin e sigurimeve. Në këtë mënyrë Zito dhe kolegët e tij kanë ekzaminuar politikat autorizuese për antipsikotikët tek të rinjë nën moshën 18 vjeç në Shtetet e Bashkuara dhe në Kolumbi në periudhën nga qershori i vitit 2013 deri në gusht të vitit 2014. Nga ky kërkim u zbulua se në 31 shtete janë në fuqi rregulla për përdorimin e ketyre barnave tek fëmijët dhe pothuajse të gjitha ishin aplikuar në 5 vitet e fundit. Pjesa më e madhe e shteteve i aplikojnë këto rregulla për fëmijët nën moshën 5,6 ose 7 vjeç dhe vëtëm (Alabama, Kentucky, Maryland, Nevada, North Carolina, Pennsylvania e Tennessee) i aplikojnë ata të cilët jan të sigurar me Medicaid deri në moshën 18 vjeç. Ndërkohë (California, Colorado, Georgia, Mississippi, Nebraska, New York) dhe shteti i Washingtonit kanë kritere të rrepta për moshën të cilat ndryshojnë në sajë të barnës. "Këto rrezultate mund të jenë shumë të dobishme për të vlerësuar efektin e këtyre politikave mbi përdorimin e antipsikotikëve atipikë në pediatri, në mundimin për të garantuar një përshtatshmëri klinike duke reduktuar sa më shumë të jëtë e mundur efektet anësore-, përfundon Zito.
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>