mar152016
Choosing wisely, pesë procedurat e rëndësishme që duhen shmangur në mjekësinë materno-fetale
"Choosing wisely" (të zgjedhësh me zgjuarsi), nisma e njohur e Fondacionit ABIM (American Board of Internal Medicine) ka hartuar për çdo specialitet një listë prej 5 praktikash kryesore për të mos u ndjekur sepse nuk u është provuar efikasiteti, janë të shtrenjta dhe shpesh të dëmshme. Më poshtë keni "top 5 listën" dedikuar mjekësisë materno-fetale. Dokumenti i hartuar nga shoqata amerikane për mjekësinë materno-fetale përmban argumente rreth të cilave duhet të ballafaqohen mjekë dhe paciente.
1) Mos bëj një vlerësim të trombofilisë të trashëguar te gratë me histori aborti, vonim të rritjes intrauterine (lugr), preeklampsi dhe shkëputje placentare. Mungojnë në fakt të dhëna shkencore në mbështetje të një lidhjeje rastësore mes polimorfizmave të metilentetraidrofolate reduktaze (Mthfr) ose trombofilive të tjera të trashëguara dhe përfundimeve negative të shtatzënisë, të tilla si aborte të përsëritura, preeklampsi e rëndë dhe lugr. Teste specifike për antitrupa anti-fosfolipide, kur janë klinikisht të indikuara, duhet të limitohen te antikoagulanti lupus, në antitrupa antikardiolipina dhe antitrupa anti-beta2 glikoproteina.
2) Mos vendos unazë (cerclage) te gratë me qafë mitre të shkurtër të cilat janë në pritje të binjakëve. Gratë me qafë mitre të shkurtër që presin binjakë rrezikohen shumë më shumë nga lindjet e parakohshme por të dhënat shkencore tregojnë se vendosja e një unaze në këtë situatë klinike jo vetëm nuk është e nevojshme por mund të jetë e dëmshme, pra mund të rrisë numrin e lindjeve të parakohshme.
3) Mos ofroni një test prenatal jo invaziv (Nipt) për pacientet me risk të ulët ose mos merrni vendime të pakthyeshme mbi bazën e rezultateve të këtij testi imazherie. Nipt-i është vlerësuar si duhet vetëm në shtatzëni teke me risk të lartë anomalish kromozomike (mosha e nënës >35vjeç, screening pozitiv, repertorë ekografikë, sugjerues të aneuploidisë, bartës i traslokacionit me risk të shtuar të trisomisë 13,18,21). Dobia e tij në shtatzëni me risk të ulët mbetet pak e qartë. Gjithashtu me një Nipt mund të verifikohen false pozitive dhe false negative, në veçanti për trisomitë 13 dhe 18. Çdo rezultat pozitiv ndaj një Nipt-i duhet të konfirmohet me teste diagnostike invazive para një ndërprerjeje të shtatzënisë. Nëse zbatohet një Nipt, duhet të ofrohet një këshillim i përshtatshëm pre-test për të shpjeguar avantazhet dhe limitet.
4) Mos zbatoni një screening për lugr me studime Doppler të fluksit sanguin. Studimet që tentuan të bëjnë një screening të shtatzënive për një fillim të mëvonshëm të lugr kanë prodhuar rezultate kontradiktore. Gjithashtu nuk është përpunuar asnjë standard për përkufizimin optimal të testeve anormale, moshë më e mirë gestacionale për kryerjen e testit ose për teknikën e zbatimit të tij.
Megjithatë, pasi dyshohet diagnoza për Iugr, përdorimi i vëzhgimit fetal prenatal, duke ëprfshirë studimet Doppler të fluksit të arteries së kërthizës, mbetet e nevojshme.
5) Mos përdorni progestinikë për parandalimin e një lindje të parakohshme në shtatzënitë multifetale jo të ndërlikuara. Në këto raste, në fakt përdorimi i progestinikëve nuk ka treguar reduktimin e incidencës së lindjeve të parakohshme.