News

dhj42014

Tumoret e prostatës: "Choosing Wisely" për ushqimet që nuk duhen kosumuar

 "Top 5 List" e Choosing Wisely me 5 ushqimet që nuk duhen konsumuar nga pacientët, është publikuar në Jama Internal Medicine. "Zëvendësimi i yndyrnave shtazore me ato vegjetale ndihmon në reduktimin e riskut të vdekshmërisë për meshkujt me kancer prostate jo metastatikë", shkruhet në artikull, përfundim ky i arritur gjatë studimit Health Professionals Follow-up Study. Ja këshillat që mjekët urologë dhe kirurgë duhet t'u japin pacientëve të tyre.
1)Mos konsumoni mish me yndyrë. Dietat me përmbajtje të tepërt yndyrore lidhen me kancerin e prostatës, kancere të tjera, sëmundje të zemrës dhe shumë sëmundje të tjera. Yndyrna, veçanërisht ajo e bulmetit, është treguar se shkakton zmadhim jokanceroz, por potencialisht të rrezikshëm të HBP-së (Hipertrofisë Beninje të Prostatës).
2)Mos konsumoni vajra të hidrogjenuara, si ato të gjendura në margarinë, petulla, biskota, torta, ëmbëlsira të tjera, patatina dhe ushqime të tjera të skuqura tepër. Vajrat e hidrogjenuara mund të ndikojnë në mënyrën sesi trupi prodhon dhe përdor kolesterolin dhe substanca të tjera jetësore. Tregohuni të kujdesshëm për të mos përdorur temperatura tepër të larta kur gatuani: temperaturat mbi 180° ose më të larta mund të hidrogjenojnë çdo vaj.
3)Mos konsumoni ushqime të konservuara, të paketuara ose të përpunuara në mënyra të tjera. Shumë lëndë ushqyese të rëndësishme shkatërrohen dhe largohen gjatë përpunimit, ndërsa sheqernat, ngjyruesit, lëndët konservuese dhe yndyra shtohen. Ajo që ju mbetet, mund të ketë shije të mirë, por streson trupin tuaj dhe dëmton shëndetin.
4)Mos konsumoni bulmet, veçanërisht në qoftë se është i pasterizuar. Në Amerikë, konsumimi i produkteve bulmetore është i lidhur ngushtësisht me kancerin e prostatës. Pasterizimi përdoret kryesisht në Amerikë. Në shumë pjesë të Evropës, ku njerëzit konsumojnë shumë produkte bulmetore kryesisht të papasterizuara, ka shumë më pak kancer të prostatës. Në qoftë se ju konsumoni ushqime bulmetore, merrni varietetet me cilësinë më të mirë, organike, të pagatuara dhe me përmbajtje të ulët të yndyrës, të cilat gjenden në shumicën e dyqaneve të shëndetshme dhe konsumojini më rrallë.
5)Mos i shtoni kripë ushqimit dhe mos konsumoni lëngje me vaktet, ose menjëherë para ose pas vakteve. Lëngjet hollëzojnë enzimat e tretjes, duke shkaktuar tretje të dobët, më pak lëndë ushqyese të vlefshme për trupin dhe më shumë stres mbi sistemin. Nëse mundeni të paktën pakësoni konsumimin e lëngjeve gjatë vakteve në minimum, duke pirë vetëm sasi të vogla.
 
JAMA Internal Medicine


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>