nën212014
Choosing Wisely në diabetologji, fokus mbi mënyrën e trajtimit
Në Baveno, gjatë
Konferencës së VII Kombëtare të Fondacionit AMD (Associazione Medici Diabetologi), u prezantua projekti kushtuar çështjes së përshtatshmërisë në diabet. Në bashkëpunim me
Slow Medicine dhe lëvizjen americane
Choosing Wisely - e cila identifikon se cilat ekzaminime apo ndërhyrje konsiderohen si të rrezikshme në diabetologji.
Në përputhje me këtë këndvështrim
Maria Franca Mulas, koordinatore e grupit "Diabetologjia" e AMD shpjegoi: "Ne i jemi bashkuar iniziativës "Të bësh më shumë nuk do të thotë të bësh më mirë", - propozim ky i Slow Medicine- dhe identifikuar, me anë të një rruge të gjatë dhe komplekse bazuar në përvojën klinike dhe evidencën shkencore, të 5 gjërat që do ishte më mirë të mos bëheshin, ose për të vënë në zbatim "cum grano salis" në këta pacientë. Ja përfundimet:
1) Përdorimi i terapinë insulinike sipas nevojave (sliding scale) për trajtimin e hiperglicemisë në pacientët diabetik të hospitalizuar, konsiderohet jo i përshtatshëm dhe jo efikas pas hiperglicemisë dhe me një risk të lartë për hipoglicemi.
2) Përshkrimi i kontrolleve rutinë të glicemisë në personat me diabet tip 2, kur pacientët nuk janë nën trajtim me barna që shkaktojnë hipoglicemi ose në ata që nuk përdorin insulinë. Pas marrjes së një rezultati të mirë nga kontrolli i vazhdueshëm i glicemisë, nëse nuk ka faktorë të jashtëm si sëmundje apo marrja e barnave të cilët shkaktojnë hiperglicemi, vetë-kontrolli i përditshëm i glicemisë nuk është i domosdoshëm, madje mund të shkaktojë ankth tek pacienti dhe tek familjarët.
3) Kryeni screening pa bërë dallime në llojin e komplikacioneve kronike të diabetit (retinopati, polineuropati, dhe sëmundje arteriale periferike), me modalitete të ndryshme nga udhëzuesit e publikuar.
4) Trajtimi i të gjithë pacientëve me diabet me barna antiagregantë; përdorimi i këtyre barnave duhet të jetë e rezervuar për ata me rrezik të lartë kardiovaskular ose që kanë pasur episode të mëparshme shqetësimesh kardiovaskulare.
5) Matja rutinë e peptidit C në gjak; është e padobishme për vendosjen e diagnozës dhe merr rëndësi vetëm në disa raste të rralla.