Kardiologji

shk102016

Choosing wisely, pesë procedurat kryesore që duhen shmangur në kirurgjinë bariatrike

Edhe kirurgjia bariatrike bën pjesë në disiplinat e përfshira në "Choosing wisely", nisma e njohur e lançuar nga fondacioni ABIM (American board of internal medicine) me qëllim stilimin për çdo specialitet të një liste prej 5 procedurash kryesore që duhen shmangur sepse janë të panevojshme, të shtrenjta dhe shpesh të dëmshme. Janë vetë shoqatat shkencore në çdo sektor që propozojnë "Top 5 listën" me argumente ku mjekë dhe pacientë duhet të ballafaqohen". Ja cilat janë praktikat e papërshtatshme të identifikuara nga Shoqata Amerikane e Kirurgjisë Bariatrike e Metabolike (Asmbs).

1) Shmangni një qasje të hapur për procedurat kryesore të kirurgjisë bariatrike. Në krahasim me një qasje kirurgjike të tillë, laparoskopia ofron avantazhe të shumta, mes të cilave një kohëzgjatje më të shkurtër të qëndrimit në spital dhe një reduktim të normave të sëmundshmërisë e vdekshmërisë. 
2) Shmangni administrimin rutinë të antibiotikëve në fazë post-operatore. Një antibiotik pre-operator në rrugë parenterale, i seleksionuar në mënyrë të përshtatshme dhe i dozuar, duhet të administrohet brenda një periudhe të përcaktuar kohe ndaj pacientëve që i janë nënshtruar procedurave bariatrike si profilaksi kundër infeksioneve në vendin e operuar. Nëse zgjatet kohëzgjatja e profilaksisë antibiotike, mund të shtohet risku për mbi-infeksion të Clostridium difficile dhe zhvillim të rezistencës ndaj anti-mikrobikëve.
3) Mos përdorni si rutinë njësinë e terapisë intensive për monitorimin post-operator. Pjesa më e madhe e pacientëve që i janë nënshtruar kirurgjisë bariatrike nuk kërkon për monitorimin post-operator shtrimin në repartin e terapisë intensive, ku mund të ketë norma më të larta infeksioni nozokomial dhe një ekspozim ndaj mikrorganizmave rezistente.
4) Mos vazhdoni me heqjen sistemike të tëmthit, të paktën nëse një ndërhyrje e tillë nuk është klinikisht e indikuar. Edhe pse pak e shpeshtë, në fakt incidenca e normave të lezioneve në kanalin biliar është shtuar pas prezantimit të kolecistektomisë laparoskopike. Lezione madhore edhe minore të kanalit biliar mund të shkaktojnë komplikacione që ndikojnë fort në cilësinë e jetës, me sëmundshmëri dhe kosto domethënëse. Heqja e një kolecisti normal asimptomatik në momentin e kirurgjisë bariatrike nuk është treguar e nevojshme dhe mund t'i ekspozojë pacientët ndaj riskut të mundshëm komplikacione pa përfitime të vërtetuara.
5) Shmang përdorimin rutinë të një monitorimi invaziv. Përdorimi i kateterëve arterialë dhe venozë qendrorë lidhet me riskun e infeksioneve nozokomiale dhe të lidhura me sëmundshmërinë. Për momentin të dhënat objektive nuk justifikojnë përdorimin e zakonshëm të monitorimit invaziv te pacientët që i janë nënshtruar procedurave bariatrike./D.GJ.


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>