Mjekësi e përgjithshme

pri292015

Cigaret elektronike nuk ndihmojnë për të lënë duhanin

Një studim i ri shton elemntë të domosdoshëm debatit mbi përfitimin e cigareve elektronike: sipas një grupi kërkuesish të Fakultetit Mjeksor të Universitetit të San Diego në Kaliforni, duhanpirësit që përdorin cigaret elektronike kanë mundësi të përgjysmuara prej -49% për të reduktuar konsumin e cigares me duhan dhe akoma më të ulët prej gati -59% për të lënë totalisht duhanin  në krahasim me ata persona të cilët nuk përdorin metoda të tilla. Studimi i publikuar tek "American journal of public health" ka vëzhguar 1.000 duhanpirës në Kaliforni për një periudhë 12 mujore. "Duke u nisur nga ideja që cigaret elektrike nevojiteshin për të lënë duhanin kemi hipotezuar se duhanpirësit të cilët i përdornin do të kishin më shumë lehtësi për të lënë duhanin ose të paktën të reduktonin sasinë e cigareve-, shpjegon Wael Al-Delaimy bashkautor i studimit dhe drejtor i "Division of global public health" në San Diego. Përfunidmi që nxorrën Al-Delaimye dhe kolegët e tij ishte krejt i kundërt dhe kërkon studime të mëtejshme për të kuptuar pse (sipas hipotezave të kërkuesve, nikotina e avulluar nga cigarette elektrike përben një rrol negativ). Cigaret elektrike nuk përmbajnë duhan, por kush i përdor merr në vetëm një thithje të cigares një përzierje përbërësish organikë si, metale të rënda dhe qeliza ultrafine të zhytura në nikotinë që duket se pengon ndërprejen e duhanpirjes. Al-Delaimy thotë se studimi do të kontribuojë për të vënë në alert "Us Food and Drug Administration" dhe ente të tjera rregullatore mbi profilin e cigareve elektronike dhe duhanpirësve, duke u bërë ndoshta pikënisja për udhëzime mbi dobinë dhe sigurinë e tyre. Ky studim konfirmon gjithashtu dyshimet e disa muajve më parë të "California department of public health" i cili ka publikuar dokumenta mbi rrezikun për shëndetin nga cigaret elektronike duke këshilluar që të shmanget përdorimi i tyre dhe për ti mbajtur larg djemve të çdo moshe.

Am J Public Health. 2015 Apr 16:e1-e7. doi: 10.2105/AJPH.2014.302482


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>