Kardiologji

mar52015

Aktiviteti fizik dhe vdekshmëria: ushtrimet e lehta efikase po aq sa ato intensive

Një aktivitet i mesëm jo vetëm që është më mirë se asgjë, por përfitimet e tij janë të ngjashme me atë intensive. Ky ëshë përfundimi i një studimi tek Gazeta e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë (Journal of the american college of cardiology) në lidhje me vrapin e lehtë dhe vdekshmërinë, e cila tregon një korrelacion në formën e U midis dy parametrave. E thënë ndryshe në krahasim me sedentarët ushtrimet intensive nuk japin më shumë vantazhe se ato të lehtat në lidhje me vdekshmërinë për të dy rastet. " Bashkëveprimi në formën U sugjeron që për ushtrimet fizike ekziston një limit optimal për sa i përket përfitimeve shëndetësore-, konfirmon Peter Schnor i spitalit të Frederiksberg-ut në Kopenhagen të Danimarkës që bashkë me kolegët kanë analizuar të dhënat e vdekshmërisë në 1.098 persona të shëndetshëm që zhvillonin aktivitet fizik duke i krahasuar me 3.950 sedentarë të shëndetshëm të përfshirë tek studimi i zemrës në qytetin e Kopenhagenit (Copenhagen city heart study). Rezultatet përfundimtare ishin se: kush bënte vrap të lehtë midis dy deri në tre orë në jave kishte një vdekshmëri më të ulët me gati 71% në krahasim me bashkëmoshatarët sedentarë. I njëjti rrezik, për ata që vrapojnë më pak se një orë në javë është gjithsesi gati 53%. " E rëndësishme rrezulton se, kush bënte vrap të lehtë nga 2.5 deri në 4 orë në javë ose edhe më shumë nuk kishtë asnjë reduktim të mëtejshëm të vdekshmërisë-, nënvizon kërkuesi, duke shpjeguar se të dhënat e shpeshmërisë i mbivendosen atyre të kohësgjatjes: në krahasim me sedentarët kush stërvitej një ose tre herë në javë rreziku i vdekshmërisë ishte shumë më i ulët dhe nuk reduktohej më tepër duke u stërvitur tre ose më shumë herë në javë. Në lidhje me vazhdimësinë vrapi i lehtë ose ecja e shpejtë ulte rrezikshmërinë me 49%, përqindje kjo e mbivendosur midis atyre personave që vraponin me një ritëm më të lartë. Duck-Chul Lee i Universitetit Shtetëror të Iowa-s komenton në një artikull: Duke konsideruar ndërlidhjen aktuale midis aktivitetit fizik dhe gjëndjes shëndetësore, bashkëveprimi në formën U midis vrapit të lehtë dhe vdekshmërisë është intrigues por duhet ende vërtetuar. Lajmi i mirë është se këto rrezultate mund të bindin më shumë përsona për të filluar një aktivitet fizik të lehtë duke konsideruar një objektiv praktik dhe të realizueshëm për të patur një shëndet më të mirë-.

J Am Coll Cardiol. 2015 Feb 10;65(5):411-9. doi: 10.1016/j.jacc.2014.11.023 
J Am Coll Cardiol. 2015 Feb 10;65(5):420-2. doi: 10.1016/j.jacc.2014.11.022


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>