qer232015
Celiakia lidhet me një rrezik më të lartë aborti ose lindjeje të parakohshme
Femrat e diagnostikuara me sëmundjen e celiakisë kanë mundësi më të larta për të abortuar ose të kenë lindje të parakohshme, ndryshe nga femrat të cilat nuk kanë patur sëmundje të mëparshme. Ky është rezultati që del nga një studim i publikuar te "Annals of Gastroenterology" në të cilin autorët sugjerojnë se tek femrat shtatzëna të cilat abortojnë ose lindin në mënyrë të parakohshme duhet që të dyshohet një celiaki e padiagnostikuar thotë Stephanie Moleski, kërkuese te "Thomas Jefferson University Hospital of Philadelphia" si dhe bashkautore e artikullit. "Aborti apontan tek rastet me celiaki është lidhur me mungesë të vitaminave si zinku, seleni, hekuri dhe acidi folik dhe në rastin e një shtatzënie të ndërlikuar besoj se duhet marrë në konsideratë testi për celiaki-, shprehet Moleski. Për të arritur në këto përfundime Moleski dhe kolegët e tij kanë ekzaminuar 329 gra me biopsi të cilat kanë konfirmuar sëmundjen dhe 641 gra të tjera të cilat kanë rrezultuar negative. "Me ndihmën e pyetësorëve online, kemi marrë shënime në lidhje me shëndetin riprodhues të secilës prej pjesmarrësve, numrit të aborteve dhe shtatzënive si dhe rrethanave të secilës lindje-, vazhdon kërkuesja duke vënë re se nuk kishte diferenca në numrin e femrave me ose pa celiaki të cilat kanë mbetur shtatzënë të paktën një herë, ndërsa gratë e diagnostikuara me celiaki kishin mundësi më të larta për aborte ose lindje të ndërlikuara, përkatësisht 50% dhe 40% më të larta. "Studime të mëparshme kanë lidhur celiakinë me shqetësime të fertilitetit dhe të shtatzënisë, por arsyeja e saktë se pse kjo sëmundje çon në aborte ose në lindje të parakohshme është ende e panjohur-, thotë Govind Makharia, profesor gastroenterologjie dhe ushqimi te "All India Institute of Medical Sciences of New Delhi" dhe përfundon duke thënë se "Në situatën aktuale, lidhja mes infertilitetit, abortit spontan, fëmijët e lindur parakohe dhe sëmundjes celialike është hipotetike dhe jo përfundimtare. Çeliakia mund të jetë një arsye e pranueshme dhe asnjë dëm nuk vjen nga ekzamini për sëmundje çelialike në rastet e dyshimta-, përfundon Makharia.
Ann Gastroenterol. 2015;28(2):236-240