qer292015
Rritet rezistenca ndaj antibiotikëve nga bakteret me origjinë ushqimore
Vazhdon të rritet rezistenca ndaj antibiotikëve nga bakteret me origjinë ushqimore, kjo sipas të dhënave të raportit të Narms "National antimicrobial resistance monitoring system" i publikuar në sitin institucional të "Centers for disease control and prevention (Cdc)". Pavarësisht sforcove për të frenuar përdorimin e pakontrolluar antibakterialëve, çdo vit infeksionet rezistente të shkaktuara nga bakteret ushqimorë shkaktojnë 440.000 raste të sëmundjeve vetëm në SHBA-, thotë Christy Bennett, mikrobiologe tëk CDC në Atlanta dhe bashkautore e artikullit, duke shpjeguar se "Narms mban shënim të gjitha ndryshimet e rezistencës së antibiotikëve nga bakteret me origjinë ushqimore të izoluar tek të sëmurët, tek mishi dhe tek ushqimi për kafshë. Në vitin 2013 "Narms" ka analizuar mbi 5000 baktere për sa i përket rezistencës ndaj antibiotikëve, duke krahasuar të dhënat me vitet e kaluara për të vlerësuar modelet e rezistencës. "Lajmi i mirë ishte se Salmonela multirezistente mbahet në masën 10% e të gjitha infeksioneve-, vazhdon kërkuesja, duke shtuar se rezistenca e disa llojeve të Salmonelës është në rritje. Multirezistenca ndaj ampicilinës, streptomocinës, sulfamicidece dhe tetraciklinës, barnave të një sierotipi të Salmonelës shumë të përhapur, 4,(5),12 ka kaluar nga 18% në vitin 2011 në 46% në vitin 2013 me një rrezik që lidhet me konsumimin e mishit të derrit ose të viçit të cilët janë infektuar tek tregjet e gjësë së gjallë. Raporti i "Narms" mban edhe të dhëna mbi "Campylobacter" një tjetër bakter i cili trasmetohet kollaj nëpërmjet ushqimit: në këto raste, një bakter në katër i izoluar nga personat e sëmurë është rezistent ndaj kinolonëve si ciprofloxacina, një antibiotik i përdorur shpesh në terapinë empirike të diarresë. "Pjesa më e madhe e infeksioneve nga Salmonela dhe Campylobacter provokon diarre të shumtë e cila, gati gjithmonë, mjekohen brenda një jave pa nevojën e përdorimit të antibakterialëve, por në rast të infeksioneve më të rënda nga baktere rezistente, antibiotikët mund të mos jenë efikas-, përfundon Bennett duke theksuar se për vitin 2016 CDC-të kanë kërkuar financime të mëtejshme për të përmirësuar diagnozën fillestare dhe monitorimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në bakteret ushqimore duke rritur kontrollin mbi Salmonelën dhe Campylobacter.
http://www.cdc.gov/narms/reports/indeç.html