nën162015
Alfabllokuesit te të moshuarit me Ipb shtojnë riskun për rrëzime
Përdorimi i alfabllokuesve selektivë për prostatën me qëllim reduktimin e simptomave në traktin e poshtëm urinar lidhet me një shtim të vogël të riskut për rrëzime dhe fraktura te meshkujt e moshuar me hiperplazi beninje të prostatës (Ipb), kjo sipas një studimi retrospektiv të publikuar në "British Medical Journal" koordinuar nga Blayne Welk i departamentit të kirurgjisë në Western University të Londrës, Kanada. "Efekti i trajtimin të IPB te të moshuarit për sa i përket rrëzimeve, është një shtysë e rëndësishme për kërkime, për shkak të lidhjes direkte me sëmundshmërinë si: traumat kraniale apo frakturat, norma e lartë e shtrimeve dhe kostot e larta sanitare", shpjegojnë autorët, me objektiv vlerësimin e riskut në 90 ditë, për rrëzimet apo frakturat te meshkujt që kishin filluar një alfabllokues specifikë për prostatën. Duke përdorur regjistrat sanitarë kanadezë, kërkuesit kanë seleksionuar rreth 150 000 pjesëmarrës 66 vjeçarë ose më të moshuar që kishin filluar kurën, zakonisht me tamsulosin, duke krahasuar normat e rrëzimeve dhe frakturave me një grup bashkëmoshatarësh që nuk marrin trajtim. Të dhënat tregojnë një shtim të vogël por domethënës të riskut për shtrimet në spital ose për vlerësimet e ndihmës së shpejtë për një rrëzim, gjithashtu dhe një shtim të riskut për fraktura me 16% dhe për trauma kraniale me 15% në 90 ditët e para të përdorimit. Autorët hamendësojnë se këto rezultate mundësisht lidhen me frekuencën e lartë të sinkopës dhe hipotensionit postural, të njohura si efekte anësore të alfabllokuesve. "Edhe pse masa absolute e shtimit të riskut është mjaft e kufizuar, duhet theksuar rëndësia, mbi të gjitha në popullsinë e të moshuarve, që tashmë e kanë një risk prezent për t'u rrëzuar duke krahasuar kujdesin që duhet të tregohet gjatë marrjes së këtyre barnave", përfundon Welk. Në një editorial Timothy Wilt nga Veterans Administration Center for Chronic Disease Outcomes Research në Minneapolis komenton: "Këto të dhëna janë të rralla dhe domethënëse dhe duke parë rëndësinë e rrëzimeve te të moshuarit, meshkujt me hipertrofi beninje të prostatës sidomos në moshë të avancuar, duhet të informohen mbi mënyrat e reduktimit të këtij risku".
Bmj. 2015. doi: 10.1136/bmj.h5398
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26502947
Bmj. 2015. doi: 10.1136/bmj.h5608
http://www.bmj.com/content/351/bmj.h5608.long
Përktheu : Erjola Taga